TIRANË | KOLEGJI I POSAÇËM I APELIMIT LA NË FUQI SHKARKIMIN NGA DETYRA TË PROKURORIT TË DURRËSIT MADRID KULLOLLI; U PËRJASHTUA PËRFUNDIMISHT NGA SISTEMI I DREJTËSISË PENALE.
- Agjencia Telegrafike Vox

- 2 hours ago
- 1 min read

Tiranë, Shqipëri | Kolegji i Posaçëm i Apelimit la në fuqi shkarkimin nga detyra të prokurorit të Durrësit, Madrid Kullolli.
Njoftim | Trupi gjykues i Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, i përbërë nga Ina Rama kryesuese, Rezarta Schuetz relatore, Albana Shtylla, Mimoza Tasi, Natasha Mulaj anëtare, shpalli vendimin për çështjen nr. 30/2024, datë 29.07.2024, që i përket ankimit të subjektit të rivlerësimit Madrid Kullolli kundër vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit nr. 758, datë 16.04.2024.
Në përfundim të gjykimit në dhomë këshillimi, trupi gjykues, bazuar në nenin 66, pika 1, germa “a” e ligjit nr. 84/2016, “Për rivlerësimin kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”, në mënyrë unanime, vendosi: Lënien në fuqi të vendimit nr. 758, datë 16.04.2024 të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, që i përket subjektit të rivlerësimit Madrid Kullolli.
Ky vendim është përfundimtar dhe ka efekt të menjëhershëm.
U shpall sot, më datë 18.12.2025, në Tiranë, thuhet në njoftimin zyrtar.
Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurial penal dhe universal të prezumimit të pafajsisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, gjer në çastin kur ndaj tij, nga autoritetet kompetente shqiptare ose të huaja, do të jepet një vendim penal, i formës së prerë.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit









___.png)








































Comments