top of page
E BARDHË SHIRIT.png

TIRANË | PROKURORËT E POSAÇËM KLODIAN BRAHO + DRITAN PRENÇI + DORINA BEJKO NË MBLEDHJEN E KËSHILLIT TË MANDATEVE PËR ZHVESHJEN NGA IMUNITETI TË DEPUTETES BELINDA BALLUKU.

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • 2 hours ago
  • 1 min read
ree

Tiranë, Shqipëri | Drejtuesi i sapo zgjedhur i Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) Klodian Braho i shoqëruar nga prokurorët e posaçëm, Dritan Prençi dhe Dorina Bejko, mbërriti në Kryesinë e Kuvendit të Republikës së Shqipërisë, ku pritet të zhvillohet mbledhja e Këshillit të Mandateve.


Dy prokurorët kanë kryer hetime penale paraprake për Zv/Kryeministren dhe njëkohësisht Ministren e Infrastrukturës, Belinda Balluku.


Këshilli i Mandateve do të shqyrtojë kërkesën e Prokurorisë së Posaçme (SPAK) për heqjen e imunitetit të deputetes Belinda Balluku, me qëllim shqiptimin e një masë më të rëndë vetjake (në raport me ato që ka në fuqi), në funksion të parandalimit të prishjes prej saj, të provave materiale me karakter kompromentues penal.


Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurial penal dhe universal të prezumimit të pafajsisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, gjer në çastin kur ndaj tij, nga autoritetet kompetente shqiptare ose të huaja, do të jepet një vendim penal, i formës së prerë.


Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

 
 
 

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating
bottom of page