top of page
E BARDHË SHIRIT.png

PRESIDENTJA KLAUDIA (CLAUDIA) SHEINBAUM LA TË KUPTOHET SE MEKSIKA DO TË VAZHDOJË TË MBËSHTESË DIKTATURËN E KUQE NË KUBË.

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • 2 hours ago
  • 1 min read
ree

Meksiko Siti, Shtetet e Bashkuara të Meksikës | Presidentja meksikane Klaudia (Claudia) Sheinbaum iu përgjigj kongresmenes amerikane Maria (María) Elvira Salazar, e cila, i bëri thirrje të pezullonte mbështetjen për regjimin kuban, duke konfirmuar se Meksika do të vazhdojë marrëdhëniet e saj me ishullin e Karaibeve.


Presidentja Sheinbaum e mbrojti vendimin si një vendim sovran dhe humanitar, të rrënjosur në historinë diplomatike të vendit që daton që nga viti 1959, dhe sqaroi se, pavarësisht dallimeve ideologjike me Uashingtonin, politika e jashtme nuk duhet të kompromentojë marrëdhëniet me Shtetet e Bashkuara.


Kongresmenia Salazar akuzoi Meksikën për mbështetjen e diktaturave të Kubës dhe Venezuelës dhe për shkelje të USMCA-së.


Ajo drejtoi gishtin nga transporti falas i naftës dhe punësimi i mjekëve kubanë, duke e quajtur praktikën e këtyre të fundit një formë të skllavërisë moderne që financon regjimin e Kastros.


Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

 
 
 

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating
bottom of page