top of page
E BARDHË SHIRIT.png

ÇFARË ËSHTË INTELIGJENCA HIBRIDE E NJOHUR SI “SISTEMI 0” (BASHKËVEPRIMI MIDIS NJERIUT DHE INTELIGJENCËS ARTIFICIALE).

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • 2 hours ago
  • 2 min read
ree

Londër, Mbretëria e Bashkuar | Një lloj inteligjence hibride e lindur nga bashkëveprimi midis inteligjencës njerëzore dhe asaj artificiale. Kjo është forma e re e të menduarit që po shfaqet”.


Kështu thotë një studim i botuar në revistën “Nature Human Behavior”, i udhëhequr nga Universiteti Katolik i Milanos dhe i lindur nga bashkëpunimi i disiplinave të ndryshme, nga neuropsikologjia te shkenca kompjuterike, te filozofia dhe gjuhësia.


Autorët e studimit e kanë quajtur këtë formë të re të të menduarit hibrid “Sistemi 0”, për ta dalluar atë nga të menduarit intuitiv, të shpejtë dhe automatik “Sistemi 1”; dhe të menduarit analitik dhe reflektiv “Sistemi 2”.


Është një revolucion që sapo ka filluar; zhvillimi i tij varet vetëm nga aftësia e njerëzve për të menaxhuar ndërveprimet me inteligjencën artificiale”, thuhet në studim.


Rreziku është të mbështetemi shumë te “Sistemi 0” pa ushtruar të menduarit kritik, paralajmërojnë koordinatorët e studimit, z. Xhuzepe (Giuseppe) Riva, drejtor i Laboratorit të Teknologjisë Humane në Universitetin Katolik të Milanos dhe Laboratorit të Teknologjisë së Aplikuar për Neuropsikologji në Institutin Auxologico Italiano në Milano, dhe z. Mario Ubiali, themelues dhe CEO i startup-it Thimus.


Ajo që është e qartë është se ‘Sistemi 0’ nuk mund ta zëvendësojë kurrë aftësinë tonë për të menduar kritik, por vetëm ta ndihmojë atë”, shkruan ekipi i kërkimit, i cili përfshin edhe z. Massimo Çiriatai (Chiriatti) të Grupit të Zgjidhjeve të Infrastrukturës të Lenovo-s, znj. Marianna Xhanapini (Ganapini) të Departamentit të Filozofisë në Union College në New York dhe z. Enriko (Enrico) Panai të Fakultetit të Gjuhëve të Huaja dhe Gjuhës së Shkencës në Universitetin Katolik të Milanos.


Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

 
 
 

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating
bottom of page