TIRANË | KOLEGJI I POSAÇËM I APELIMIT SHKARKOI NGA DETYRA PROKUROREN E ELBASANIT RAJMONDA BERISHA; NUK JUSTIFIKONTE PASURINË MATERIALE ME RROGËN E SHTETIT.
- Agjencia Telegrafike Vox

- 3 hours ago
- 1 min read

Tiranë, Shqipëri | Kolegji i Posaçëm i Apelimit la në fuqi vendimin e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit për shkarkimin nga detyra të prokurores së Elbasanit, Rajmonda Berisha (Kopaçi).
Ajo u shkarkua nga detyra më 3 korrik nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit (KPK) për probleme të konstatuara në pasurinë materiale.
Njoftim | Trupi gjykues i Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, i përbërë nga Sokol Çomo kryesues, Ina Rama relatore, Albana Shtylla, Mimoza Tasi, Natasha Mulaj anëtare, shpalli vendimin për çështjen nr. 40/2024, datë 21.10.2024, që i përket ankimit të subjektit të rivlerësimit Rajmonda Berisha (Kopaçi) kundër vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit nr. 780, datë 03.07.2024.
Në përfundim të gjykimit në dhomë këshillimi, trupi gjykues, bazuar në nenin 66, pika 1, shkronja “a” e ligjit nr. 84/2016, “Për rivlerësimin kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”, në mënyrë unanime, vendosi:
Lënien në fuqi të vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit nr. 780, datë 03.07.2024, që i përket subjektit të rivlerësimit Rajmonda Berisha (Kopaçi).
Ky vendim është përfundimtar dhe ka efekt të menjëhershëm.
U shpall sot, më datë 11.12.2025, në Tiranë, thuhet në njoftimin zyrtar.
Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurial penal dhe universal të prezumimit të pafajsisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, gjer në çastin kur ndaj tij, nga autoritetet kompetente shqiptare ose të huaja, do të jepet një vendim penal, i formës së prerë.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit









___.png)








































Comments