top of page
E BARDHË SHIRIT.png

KOLUMBI | PRESIDENTI GUSTAVO PETRO SHPALLI OFENSIVË KUNDËR NARKO-TERRORIZMIT | MINISTRI I MBROJTJES PEDRO SANÇEZ (SANCHEZ) NJOFTOI NISJEN E OPERACIONIT ANTI-TERRORIST TË KODUAR “SULTANA”.

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • 2 days ago
  • 2 min read
ree

Bogotë, Kolumbi | Qeveria kolumbiane e Presidentit Gustavo Petro ka njoftuar një ofensivë të madhe kundër terrorizmit dhe grupeve të armatosura të parregullta pas sulmit të rëndë të enjten që vrau shtatë civilë në qytetin e Kalit (Cali) dhe pritës ndaj një helikopteri dhe trupave të ushtrisë në provincën e Antiokias, duke vrarë 13 ushtarë.


Ministri i Mbrojtjes Pedro Sançez (Sanchez) u takua të premten me autoritetet më të larta të Kalit dhe njoftoi nisjen e një operacioni të quajtur “Sultana”, që synon neutralizimin e kërcënimit terrorist dhe mbrojtjen e Kalit dhe rrethinave të tij nga çdo sulm.


Një rezultat i parë u arrit dje me kapjen e vëllait të Ivan Mordiskos, i konsideruar si udhëheqësi i grupeve të armatosura të parregullta që dolën nga ish-Forcat e Armatosura Revolucionare të Kolumbisë (FARC), tani të dedikuara kryesisht për prodhimin e drogës dhe kontrollin e rreptë të rrugëve të trafikimit.


Vetë Presidenti Gustavo Petro e njoftoi lajmin në një postim të shkurtër në rrjetin social virtual Iks (X), të shoqëruar nga një video e arrestimit të z. Luis Hernando Vera Fernández.


Sulmet e së enjtes, të cilat, vijnë pas atij që vrau kandidatin konservator presidencial Miguel Uribe, kanë tronditur popullsinë, duke sjellë në vëmendje pameje dhune të papara në dekada dhe duke theksuar edhe një herë dështimin e politikës së paqes totale të paraqitur nga Presidenti Petro si një pikë kyçe e programit të tij qeveritar.


Kritikët e Presidentit Petro e akuzojnë të majtën se po lejon grupet e armatosura të riorganizohen dhe të rriten, ndërsa të dhënat e fundit të OKB-së tregojnë se prodhimi i kokainës ka arritur nivele rekord nën qeverinë aktuale.


Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

 
 
 

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating
bottom of page