FSHATI LLËNGË; POGRADEC | BASHKIA POGRADEC NË BASHKËPUNIM ME INSTITUTIN KOMBËTAR TË TRASHËGIMISË KULTURORE DHE DRTK-në KORÇË ZHVILLUAN NJË EKSPEDITË INFORMUESE NË KISHËN E SHËN MARENËS.
- Agjencia Telegrafike Vox
- 3 hours ago
- 1 min read

Pogradec, Shqipëri | Bashkia Pogradec, në bashkëpunim me Institutin Kombëtar të Trashëgimisë Kulturore dhe DRTK Korçë, zhvilluan një ekspeditë informuese në Kishën e Shën Marenës, Llëngë, monument të rëndësishëm kulture.
Inspektimi u krye në kuadër të hartimit të një projekti për konservimin dhe restaurimin e pikturës murale të kishës së manastirit.
👨🎨 Piktura, e realizuar në vitin 1754, i atribuohet mjeshtrit të madh ikonograf Kostandin Shpataraku.
Në këtë ekspeditë morën pjesë:
-Gentian Vokopola •Përgjegjës i Sektorit të Veprave të Artit
-Genci Treska •Specialist pranë këtij sektori
-Ledjan Zeqollari •Drejtor i Turizmit, Trashëgimisë Kulturore dhe Rinisë pranë Bashkisë Pogradec
Bashkia Pogradec është e angazhuar për të mbrojtur dhe promovuar trashëgiminë kulturore të zonës sonë.

Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit
Comments