KOLUMBI | POLICIA ZBULOI NJË KAMION TË MBUSHUR ME LËNDË PLASËSE QË NUK ARRITI TË SHPËRTHENTE PRANË BAZËS AJRORE MARKO (MARCO) FIDEL SUAREZ; 2 TË ARRESTUAR.
- Agjencia Telegrafike Vox
- 2 hours ago
- 2 min read

Kali, Kolumbi | Mes konfuzionit që rrethon sulmin në Kali (Cali), Valle del Kauka (Cauca), autoritetet po bëjnë përparim në hetimet e tyre në vendin e ngjarjes pranë Bazës Ajrore Marko (Marco) Fidel Suarez.
Një zbulim i kohëve të fundit tregon se dy kamionë ishin të ngarkuar me eksplozivë që do të shpërthenin në vendngjarje.
Dy shpërthime ndodhën në lagjen La Base të Kalit të enjten pasdite, më 21 gusht.
Deri më tani, autoritetet nga kryeqyteti i Valle del Kauka (Cauca), të pranishmit në Postën e Komandës së Bashkuar (PMU), kanë raportuar më shumë se 50 të plagosur dhe gjashtë të vdekur si pasojë e sulmit terrorist.
Dëshmitarët dhe ata që kishin mbërritur tashmë në vendin e sulmit raportuan se një kamion i dytë ishte planifikuar të shpërthente pranë objektit të Forcave Hapësinore Kolumbiane. Megjithatë, vetëm njëri shpërtheu.
Dy autorë të dyshuar të sulmit janë në paraburgim.
Videot janë postuar në mediat sociale virtuale që tregojnë disa anëtarë të komunitetit duke sulmuar autorët e dyshuar, të cilët, thuhet se janë kapur nga oficerët e Policisë Kombëtare.
Çfarë dihet për të kapurit pas shpërthimeve të dhunshme në bazën ajrore Marko (Marco) Fidel Suárez në Kali?
Gazeta “El Tiempo” raportoi se Policia Metropolitane e Kali-t arrestoi dy veta të dyshuar si të përfshirë në incident.
Arrestimet e tyre nuk janë njoftuar ende zyrtarisht dhe priten detaje të mëtejshme në lidhje me identifikimin e tyre.
Nga ana e saj, Zyra e Prokurorit të Përgjithshëm raportoi se një prokuror nga Drejtoria e Specializuar kundër Organizatave Kriminale ka marrë përsipër hetimin.
Kryebashkiaku i Kalit, Alejandro Eder, e dënoi ashpër sulmin dhe njoftoi një shpërblim deri në 400 milionë peso për informacion që çon në gjetjen e personave përgjegjës për shpërthimet.
Lidhur me sulmin, presidenti shprehu solidaritetin e tij me të prekurit dhe familjet e tyre.
“Nuk do të lejojmë që frika të dominojë qytetin tonë; do të punojmë pa u lodhur për t'i sjellë përgjegjësit para drejtësisë”, deklaroi ai.
Kryebashkiaku deklaroi se qyteti nuk do ta ulë vigjilencën përballë këtij sulmi dhe i kërkoi Qeverisë Kombëtare mbështetje më të madhe për të siguruar qetësinë shpirtërore të popullit të Kalit.
DY SULME BRENDA NJË DITE NË KOLUMBI.
Mëngjesin e së enjtes, më 21 gusht, një helikopter policie u raportua se pësoi një emergjencë pasi u sulmua nga një dron në një zonë rurale të Amalfi-t, Antiokias.
Presidenti Gustavo Petro shprehu keqardhjen e tij për sulmin.
Autorët e këtij sulmi janë të ashtuquajturit Fronti i 36-të i EMC-së, deklaroi presidenti në mesazhin e tij.
Nga ana e tij, Ministri i Mbrojtjes Pedro Sançez (Sánchez) tha se:
1- “Policia jonë u sulmua nga karteli Klani i Gjirit (Clan del Golfo), duke shkaktuar djegien e një helikopteri dhe plagosjen rëndë të oficerëve tanë të policisë.
Në përgjigje të këtij sulmi, u përdorën të gjitha kapacitetet e @FuerzasMilCol dhe @PoliciaColombia për të siguruar nxjerrjen e personelit tokësor, për të ofruar mbështetje ajrore dhe për të neutralizuar kriminelët përgjegjës”.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit
Comments