PRESIDENTIT DANLLD TRAMP (DONALD TRUMP): FOLA PËRSËRI ME PUTININ; PATËM NJË BISEDË TË MIRË; PUTINI DHE ZELENSKI DUHET TË TAKOHEN; NË TË KUNDËRT MUND TË KETË PASOJA.
- Agjencia Telegrafike Vox
- 3 hours ago
- 1 min read

Uashington, Amerikë | Presidenti amerikan Danlld Tramp (Donald Trump) tha se foli përsëri me Presidentin rus Vladimir Putinin pas takimit të tyre të hënën e kaluar.
“Po, fola përsëri”, tha ai në përgjigje të një pyetjeje nga shtypi në Zyrën Ovale.
“Patëm një bisedë të mirë, të gjitha bisedat tona janë të mira”, shtoi presidenti amerikan.
Presidenti amerikan më pas këmbënguli se:
1- “Putini dhe Zelenski duhet të takohen”.
Ai e bëri këtë deklaratë duke iu përgjigjur gazetarëve në Zyrën Ovale, duke paralajmëruar se mund të ketë pasoja nëse nuk e bëjnë këtë.
“Le të shohim se çfarë do të ndodhë pas një ose dy javësh, dhe pastaj do të ndërhyj”, shpjegoi ai.
Megjithatë, manjati pranoi se u takon Presidentëve Putin dhe Zelenski të takohen - u takon atyre, jo neve, tha ai.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit
Comments