FOTOGRAFI I AGJENCISË SË LAJMEVE “AP” THANASIS STAVRAQIS (THANASSIS STAVRAKIS) I BËRI FOTOGRAFI SHQIPTARIT QË SHPËTOI DHENTË E GREKUT.
- Agjencia Telegrafike Vox

- Aug 25
- 2 min read

Patra, Greqi | Z. Thanasis Stavraqis (Thanassis Stavrakis) është fotografi kryesor i agjencisë së lajmeve “AP” për Greqinë, Qipron, Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut.
Ai ka punuar me entin mediatik “Associated Press” që nga viti 2000.
Ja çfarë tha ai për këtë foto të jashtëzakonshme.
Kjo fotografi është bërë gjatë një detyre që mbulonte zjarret e mëdha në Patra, qytetin e tretë më të madh të Greqisë.
Është bërë në fund të pasdites, pak para nisjes sonë për në Athinë.
Pas një dite të gjatë duke mbuluar zjarret në një periferi tjetër dhe duke bërë imazhe të pasojave, zjarri kishte shpërthyer në periferi të Patras, në lagjet kodrinore.
Ne shkuam për të vlerësuar situatën me kontaktin tonë lokal.
Përshkova disa metra ndërsa zjarrfikësit dhe vullnetarët po përpiqeshin të shpëtonin shtëpitë nga flakët.
Pasi mbarova, kameramani i AP-së, Srdjan Nedeljkoviç, më tha: “Prit një moment; disa kafshë po zbresin me motoçikleta”.
Pyesja veten se si do të ishte e mundur kjo?
Ndërsa prisnim, dy individë që kishin hipur në një rrugë të ngushtë betony me motoçikleta u kthyen.
Pashë të parin, Olsjen Mucobegën, 32 vjeç, nga Shqipëria që jeton në Greqi, duke mbajtur atë që fillimisht dukej si një qen i madh.
Ai po i bërtiste turmës - rreth 40 personave, që ndihmonin dhe shikonin - që t'i hapnin rrugë që të kalonte.
Ndërsa u afrua, kuptova se mbante një dele, gjë që më la një përshtypje të fortë.
Kafsha ishte e shtrënguar fort në krahët e tij.
Fotografia u bë pas shumë orësh duke mbuluar zjarret, drejt fundit të ditës, i rraskapitur nën presionin e lodhjes dhe urgjencës për ta dërguar imazhin shpejt.
Bëra rreth njëzet imazhe të tij, por, me siguri, ky ishte kuadri më i mirë.
Pse funksionon kjo foto?
Brenda kuadrit, ajo përmbledh të gjithë historinë: urgjencën e Muçobegës, duke ngarë motomjetin me njërën dorë ndërsa me tjetrën mban delen - një pamje vërtet e paprecedentë.
Në sfond, ndërsa u përkula për të përfshirë flakët, imazhi përcjell atmosferën e momentit dhe, më e rëndësishmja, realitetin kaotik me të cilin përballemi çdo verë në Greqi me zjarret në pyje - ankthin dhe pikëllimin për djegien e pyjeve.
Imazhi pati jehonë tek shumë njerëz, veçanërisht sepse përshkruante shpëtimin e kafshëve - krijesa që shpesh liheshin të lidhura, të braktisura ose thjesht pa askënd aty për t'i shpëtuar.
Për fat të mirë, ky burrë dhe shumë të rinj të tjerë arritën të shpëtonin dhjetëra kafshë.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit









___.png)


















































Comments