top of page
E BARDHË SHIRIT.png

KOLUMBI | SULMI TERRORIST NDAJ SHKOLLËS SË AVIACIONIT MAKRO (MARCO) FIDEL SUÁREZ LA 6 TË VDEKUR + 36 TË PLAGOSUR; KOLUMBIA NËN AKTE TERRORISTE NGA KARTELI I KOKAINËS “KLANI I GJIRIT”.

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • 2 hours ago
  • 1 min read
ree

Kali, Kolumbi | Z. Alejandro Eder, kryebashkiaku i Kalit (Cali), Kolumbi, konfirmoi se të paktën pesë veta u vranë dhe 36 të tjerë u plagosën në sulmin që ndodhi këtë pasdite pranë Shkollës së Aviacionit Makro (Marco) Fidel Suárez.


Dy shpërthimet ndodhën në orën 14:54 sipas orës vendore, në një zonë që lidh verilindjen me qendrën e qytetit.


Menjëherë pas kësaj, edhe Presidenti kolumbian Gustavo Petro konfirmoi numrin e të vdekurve.


Sipas Policisë Metropolitane, sulmi u krye me dy pajisje shpërthyese, njëra prej të cilave ishte vendosur në kryqëzimin e “Carrera 8” dhe “Carrera 52”.


Mundësia që të jetë përdorur edhe një makinë-bombë nuk është përjashtuar, një hipotezë që ende nuk është konfirmuar zyrtarisht.


Sulmi tragjik, numri i viktimave të të cilit mbetet i përkohshëm, ka sjellë në mendje kujtimet e klimës së terrorit të përjetuar në Kali në fillim të viteve 1990, kur karteli i qytetit ishte në luftë me kartelin e Medelin.


Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

 
 
 

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating
bottom of page