FUSHË KOSOVË; PRISHTINË | LIRIDON HYSENI U ARRESTUA; DHUNË FIZIKE + DHUNË SEKSUALE NDAJ NJË SUBJEKTI (FEMËR); ARMË ZJARRI + FISHEKË + KOKAINË.
- Agjencia Telegrafike Vox

- Aug 25
- 1 min read

Fushë Kosovë, Prishtinë, Republika e Kosovës | Strukturat vendore të Policisë arrestuan:
1- Z. Liridon Hyseni.
Ai konsiderohet subjekt i përfshirë në kanosje me armë të ftohtë të një subjekti (femër), të cilën, e ka detyruar të shkojë me të në një motel, në fshatin Uglar, Graçanicë (në datën 19.08.2025).
Ndaj saj, ka ushtruar:
1- Dhunë fizike (e ka goditur me grushte dhe me sende të forta druri duke e plagosur).
2- Dhunë seksuale.
Gjatë kontrollit fizik dhe në banesë iu gjet dhe iu sekuestrua në cilësinë e provës materiale me karakter kompromentues penal:
1- Tre pikë dymbëdhjetë (3.12) gramë kokainë.
2- Një armë zjarri e shkurtër (brezi).
3- Një karikator.
4- Municion luftarak (10 fishekë).
Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurial penal dhe universal të prezumimit të pafajsisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, gjer në çastin kur ndaj tij, nga autoritetet kompetente shqiptare ose të huaja, do të jepet një vendim penal, i formës së prerë.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit









___.png)


















































Comments