PIKA E KALIMIT KUFITAR JARINJË | BRANISLAV XHURGJEVIÇ (DJURGJEVIĆ) U ARRESTUA; TRAFIK QENIESH NJERËZORE; 18 MIGRANTË TË PALIGJSHËM NË AUTOBUS.
- Agjencia Telegrafike Vox

- Aug 25
- 1 min read

Pika e Kalimit Kufitar Jarinjë, Republika e Kosovës | Strukturat vendore të Policisë arrestuan;
1- Z. Branislav Xhurgjeviç (Djurgjević).
Ai konsiderohet subjekt i përfshirë në trafik qeniesh njerëzore në datën 24.08.2025 me një autobus të shoqërisë tregtare “Joe Travel” (linja Mitrovicë–Beograd).
Gjatë kontrollit në autobus u zbuluan:
1- Tetëmbëdhjetë (18) migrantë të paligjshëm (të paregjistruar në listën zyrtare të udhëtarëve).
Emigrantët e paligjshëm ishin:
1- Pesë (5) palestinezë që kishin hyrë në territorin e Republikës së Kosovës me pasaporta jordaneze.
2- Gjashtë (6) bangladeshas me viza pune, por me vendim dëbimi nga territori i Republikës së Kosovës.
3- Shtatë (7) egjiptianë që kishin hyrë nga territori i Republikës së Shqipërisë dhe synonin kalimin për në Bashkimin Evropian duke kaluar nga territori serb.
Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurial penal dhe universal të prezumimit të pafajsisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, gjer në çastin kur ndaj tij, nga autoritetet kompetente shqiptare ose të huaja, do të jepet një vendim penal, i formës së prerë.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit









___.png)



































Comments