LAÇ | ETIEN ZEFI U ARRESTUA; 1 ARMË ZJARRI AUTOMATIKE + FISHEKË + 3 GRANATA; OPERACIONI POLICOR I KODUAR “ARKA”.
- Agjencia Telegrafike Vox
- 7 hours ago
- 1 min read

Laç, Shqipëri | Strukturat vendore të Policisë së Shtetit arrestuan:
1- Z. Etien Zefi, me moshë 19 vjeç.
Njoftim | Finalizohet operacioni policor i koduar “Arka”, për goditjen e veprimtarisë kriminale të armëmbajtjes pa leje.
Sekuestrohen 1 armë zjarri automatik, municion luftarak dhe 3 granata.
Vihet në pranga 19-vjeçari që i mbante të fshehura në banesën e tij, në Laç.
Në vijim të punës intensive për parandalimin dhe goditjen e veprimtarive kriminale, Komisariati i Policisë Kurbin ka siguruar informacion se një shtetas mbante armë zjarri, pa leje, në banesën e tij, në Laç. Si rezultat i administrimit të menjëhershëm të këtij informacioni është finalizuar operacioni i koduar “Arka”, gjatë të cilit u arrestua në flagrancë shtetasi:
E. Z., 19 vjeç, banues në Laç, për veprën penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”.
Gjatë kontrollit në banesën e këtij shtetasi, shërbimet e Policisë gjetën 1 armë zjarri automatik, sasi municioni luftarak dhe 3 granata, të cilat u sekuestruan me cilësinë e provës materiale.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Lezhë, për veprime të mëtejshme, thuhet në njoftimin e Policisë së Shtetit.
Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurial penal dhe universal të prezumimit të pafajsisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, gjer në çastin kur ndaj tij, nga autoritetet kompetente shqiptare ose të huaja, do të jepet një vendim penal, i formës së prerë.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit
Comments