KINË | PEKINI KUNDËRSHTOI NOTAT PROTESTË TË TOKIOS DUKE THËNË SE ISHUJT DIAOIU JANË TERRITOR KINEZ.
- Agjencia Telegrafike Vox

- Nov 18
- 1 min read

Pekin, Kinë | “Ishujt Diaoiu dhe ishujt e lidhur me to janë territor i pandarë i Kinës, dhe anijet e rojes bregdetare kineze që patrullojnë ujërat territoriale të Kinës janë legjitime, të justifikuara dhe të pafajshme”.
Kështu tha zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme Mao Ning në lidhje me katër anijet e rojes bregdetare të akuzuara nga Tokio se kanë hyrë në ujërat territoriale të Ishujve Senkaku të dielën, ishujt e pabanuar në Detin e Kinës Lindore nën administrimin japonez, por që pretendohen nga Pekini si Diaoiu.
“Kina nuk i pranon kundërshtimet e paarsyeshme të Japonisë, i hodhi poshtë menjëherë ato dhe paraqiti kundërshtime”, shtoi zëdhënsja Mao, në lidhje me protestën e rëndë zyrtare përmes kanaleve diplomatike të paraqitur në Pekin dhe të raportuar të hënën nga Sekretari i Kabinetit Japonez Minoru Kihara.
Zëdhënësja shtoi në konferencën e përditshme se Kina i kërkoi Japonisë të respektojë marrëveshjen me katër pika në parim midis dy vendeve, të respektojë sovranitetin territorial të Kinës, të mos ndërhyjë në patrullat legjitime të anijeve të rojes bregdetare kineze dhe të përmbahet nga ndërmarrja e veprimeve që mund të çojnë në një përshkallëzim të situatës.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit









___.png)


















































Comments