top of page
E BARDHË SHIRIT.png

MINISTRI I JASHTËM I REPUBLIKËS POPULLORE TË KINËS UANG JI (WANG YI) LA TË KUPTOHET SE PRESIDENTI SHI XHINPING (XI JINPING) DO TË TAKOHET ME KRYEMINSTREN E RE TË JAPONISË SANAE TAKAIÇI (TAKAICHI).

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • Nov 18
  • 1 min read
Kryeministrja e re e Japonisë, Sanae Takaiçi (Takaichi).
Kryeministrja e re e Japonisë, Sanae Takaiçi (Takaichi).

Pekin, Republika Popullore e Kinës | Ministri i Jashtëm i Kinës Uang Ji (Wang Yi) foli të martën për shkëmbime të nivelit të lartë në një telefonatë me homologun japonez Toshimitsu Motegi, duke lënë të kuptohet një takim të mundshëm midis Presidentit kinez Shi Xhinping (Xi Jinping) dhe kryeministres së re të Japonisë, Sanae Takaiçi (Takaichi).


Presidenti Shi (Xi) dhe Kryeministrja Takaiçi (Takaichi) do të marrin pjesë në samitin e kësaj jave të Bashkëpunimit Ekonomik Azi-Paqësor (APEC) në Korenë e Jugut, duke ofruar një mundësi për një takim në terren neutral midis udhëheqësit kinez dhe një kryeministri japonez të njohur për pikëpamjet e tij agresive ndaj Kinës.


Kryeministrja Takaiçi (Takaichi) u takua të martën me Presidentin e ShBA-ës Danlld Tramp (Donald Trump), i cili, mirëpriti premtimin e saj për të përshpejtuar ndërtimin e forcave ushtarake dhe nënshkroi një sërë marrëveshjesh mbi tregtinë dhe metalet e rralla.


Analistët thonë se Pekini do të jetë i kujdesshëm ndaj forcimit të lidhjeve të ShBA-ës dhe Japonisë nën drejtimin e Kryeministres Takaiçi (Takaichi), duke e parë këtë si një ndryshim të mundshëm në ekuilibrin e pushtetit në rajonin e Azi-Paqësorit.


Sidoqoftë, Kina ka vënë re disa sinjale pozitive që vijnë nga kabineti i ri i Japonisë”, tha Ministri Uang (Wang), pa dhënë detaje të mëtejshme.


Shkëmbimet e nivelit të lartë janë shumë të rëndësishme për marrëdhëniet Kinë-Japoni”, shtoi ai.


Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

 
 
 

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating
bottom of page