JAPONIA NGRITI NË FLUTURIM AVIONËT LUFTARAKË PASI NJË DRONI I DYSHUAR KINEZ U PIKAS PRANË REPUBLIKËS SË KINËS (TAJVANIT).
- Agjencia Telegrafike Vox

- Nov 17
- 1 min read

Tokio, Japoni | Japonia thotë se ngriti në ajër avionë luftarakë pasi një dron i dyshuar kinez u pa pranë Tajvanit.
Sipas Ministrisë së Mbrojtjes në rrjetin social virtual Iks (X) një mjet ajror pa pilot, që besohet të jetë me origjinë kineze, është konfirmuar se ka fluturuar midis ishullit Jonaguni (Yonaguni) dhe Tajvanit, pika më jugore e arkipelagut.
Forcat Japoneze të Vetëmbrojtjes Ajrore ngritën më pas avionët e tyre luftarakë nga komanda e mbrojtjes ajrore, duke ndjekur protokollet për reagimin ndaj shkeljeve ose kërcënimeve të perceptuara në hapësirën e tyre ajrore.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit









___.png)


















































Comments