top of page
E BARDHË SHIRIT.png

KAZAKISTAN | PARLAMENTI MIRATOI AMENDAMENTE QË KUFIZOJNË DISKUTIMIN E ÇËSHTJEVE LGBTQ+.

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • Nov 12
  • 2 min read
ree

Astanë, Kazakistan | Parlamenti i Kazakistanit miratoi të mërkurën një propozim për të ndaluar propagandën e orientimit seksual jo-tradicional, pavarësisht shqetësimeve serioze të ngritura nga disa organizata të të drejtave të njeriut.


Projektligji “Për ndryshimet dhe plotësimet në akte të caktuara legjislative të Republikës së Kazakistanit për çështjet arkivore” propozon etiketimin e detyrueshëm të materialeve që përmbajnë tema LGBTQ+.


Propaganda e orientimit seksual jo-tradicional do të përbënte një kundërvajtje administrative me sanksione që përfshijnë një gjobë dhe madje 10 ditë arrest administrativ për vepra të përsëritura.


Sipas një raporti të Human Rights Watch (HRW), propozimi do t'u mundësojë autoriteteve të pezullojnë aksesin në mjetet dixhitale pa urdhër gjykate.


Ligji tani i është dërguar Senatit dhe do të kërkojë nënshkrimin e presidentit për të hyrë në fuqi.


Disa organizata për të drejtat e njeriut kanë shprehur mosmiratimin e tyre ndaj projektligjit.


Shtatë organizata ndërkombëtare për të drejtat e njeriut, përfshirë HRW dhe Koalicionin Euroaziatik për Shëndet, të Drejta, Gjini dhe Diversitet Seksual (ECOM), i kërkuan Parlamentit të martën që ta refuzonte projektligjin.


Sipas organizatave, propozimi rrit cenueshmërinë e komunitetit LGBTQ+ në Kazakistan dhe shkel detyrimet e tij sipas ligjit ndërkombëtar.


Neni 19 i Paktit Ndërkombëtar për të Drejtat Civile dhe Politike (ICCPR) mbron të drejtën e lirisë së shprehjes dhe të marrjes së informacionit.


Neni 26 i ICCPR është gjithashtu në rrezik, duke mbrojtur të drejtën e barazisë para ligjit dhe duke ndaluar diskriminimin bazuar në orientimin seksual dhe identitetin gjinor.


Z. Jelnur Beisenbaiev (Yelnur Beisenbayev), kreu i Partisë në pushtet “Amanat”, vlerësoi miratimin e amendamenteve.


Ai argumentoi se propozimi synon mbrojtjen e sigurisë dhe shëndetit mendor të fëmijëve.


Anëtari i Parlamentit, Nikita Shatalov, tha se Kazakistani po i përmbahet Nenit 17 të Konventës së OKB-së për të Drejtat e Fëmijëve (CRC), pasi ai i detyron shtetet të marrin masa për të mbrojtur fëmijët nga informacioni dhe materialet e dëmshme për mirëqenien e tyre.


Organizatat e të drejtave të njeriut e kundërshtojnë këtë pretendim.


Komisioni Evropian i Komisioneve (ECOM) tha se:

1-Kufizimi i aksesit për adoleshentët dhe të rinjtë në informacion të saktë mbi orientimin seksual dhe identitetin gjinor shkel këto dispozita (Neni 17 i CRC) dhe pengon realizimin e së drejtës për arsim dhe shëndetësi”.


Këtë vit, Kazakistanit iu bë thirrje të zbatojë rekomandimet e Rishikimit Periodik Universal të Këshillit të të Drejtave të Njeriut të OKB-së, të cilat, përfshijnë heqjen e dispozitave diskriminuese bazuar në orientimin seksual dhe identitetin gjinor, si dhe mbrojtjen e lirisë së shprehjes së komunitetit LGBTQ+.


Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

 
 
 

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating
bottom of page