top of page
E BARDHË SHIRIT.png

ENTI MEDIATIK “AXIOS”: KAZAKISTANI DO TU BASHKOHET “MARRËVESHJEVE TË ABRAHAMIT”.

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • 2 hours ago
  • 2 min read
ree

Astanë, Kazakistan | Presidenti i Kazakistanit, Kasim (Kassym)-Jomart Tokajev (Tokayev), pritet të njoftojë sot gjatë një takimi me Presidentin e ShBA-ës, Danld Tramp (Donald Trump), se vendi i tij do tu bashkohet Marrëveshjeve të Abrahamit”.


Kështu raportuan zyrtarët amerikanë për entin mediatik “Axios”.


Një zyrtar i lartë amerikan sqaroi se Kazakistani dhe Izraeli kanë pasur marrëdhënie diplomatike për më shumë se 30 vjet, por pranimi i republikës së Azisë Qendrore kishte për qëllim të rigjallëronte “Marrëveshjet e Abrahamit”.


Burimet shpjeguan se pranimi i Kazakistanit ka për qëllim të jetë një hap i parë në riparimin e marrëdhënies së Izraelit me botën arabe dhe myslimane, pasi pranimi i më shumë vendeve me shumicë myslimane mund të forcojë legjitimitetin ndërkombëtar të Izraelit.


Presidenti i Kazakistanit, Kasim-(Kassym)-Jomart Tokajev (Tokayev), thuhet se kontaktoi Shtëpinë e Bardhë para takimit të tij sot me Presidentin Danlld Tramp (Donald Trump) dhe udhëheqës të tjerë të Azisë Qendrore, duke deklaruar dëshirën e tij për ta përfshirë vendin në “Marrëveshjet e Abrahamit”.


Presidenti thuhet se tha se donte të forconte marrëdhënien ekzistuese të vendit të tij me Izraelin, të konsolidonte bashkëpunimin dhe integrimin rajonal dhe të dërgonte një sinjal tolerance dhe dialogu fetar.


Së bashku me Presidentin Tramp (Trump), sipas burimeve, Presidenti Tokajev (Tokayev) pritet të telefonojë sot kryeministrin izraelit Benjamin Netanjahu për ta informuar atë.


Shtëpia e Bardhë synon të krijojë vrull për “Marrëveshjet e Abrahamit” përpara vizitës së planifikuar të Princit të Kurorës Saudite Mohammed bin Salman në Uashington më 18 nëntor, tha një zyrtar amerikan, i cituar nga gazetari i entit mediatik “Axios” Barak Ravid.


Do të kthehem në Uashington sonte për të njoftuar hyrjen e një vendi të ri në Marrëveshjet e Abrahamit”, tha i dërguari i posaçëm (special) Stiv Uitkof (Steve Witkoff), duke folur në Forumin Amerikan të Biznesit që po zhvillohet në Maiemi.


Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

 
 
 

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating
bottom of page