top of page
E BARDHË SHIRIT.png

BASHKËPUNIM KAZAKISTAN-KINË | QENDRA E MJEKËSISË TRADICIONALE U PËRURUA NË ASTANË.

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • May 31
  • 1 min read
ree

Astanë, Kazakistan | Qendra e Mjekësisë Tradicionale Kazakistan-Kinë, një strukturë shëndetësore që është rezultat i bashkëpunimit dypalësh midis dy vendeve, u përurua sot në Astana.

 

Lajmi u raportua nga agjencia kazake e lajmeve “Kazinform”.

 

Qendra, e cila, funksionon nën kujdesin e Zyrës së Punëve të Jashtme të Qeverisë Popullore të Provincës Shaanxi në Kinë dhe Departamentit të Mjekësisë Tradicionale Kineze të së njëjtës provincë, ofron trajtim të specializuar për fëmijët me autizëm, paralizë cerebrale, zhvillim të vonuar gjuhësor dhe çrregullime neurologjike.

 

Objekti ofron gjithashtu terapi rehabilitimi pas goditjes në tru, trajtime për patologjitë e shtyllës kurrizore, sindromat kronike të dhimbjes dhe lodhjen.

 

Hapja e qendrës i paraprin Ditës Ndërkombëtare për Mbrojtjen e Fëmijëve, e cila festohet më 1 qershor.

 

Me rastin e ceremonisë, zv/ministri i Shëndetësisë i Kazakistanit, Timur Muratov, u drejtoi një mesazh urimi fëmijëve të pranishëm.

 

Inaugurimi është pjesë e një fokusi më të gjerë ndërkombëtar mbi mjekësinë tradicionale.

 

Në javën e tretë të majit, në fakt, një sesion i nivelit të lartë i Asamblesë Botërore të Shëndetësisë do të mbahet në Gjenevë kushtuar temës: “Mjekësia tradicionale: nga trashëgimia tradicionale te shkenca e përparuar, për shëndetin e të gjithëve”.

 

Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

 
 
 

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating
bottom of page