ITALIANËT KANË MBETUR KRUNDE: MORËN 250 MILIONË € KREDI NË BANKA PËR TË SHKUAR ME PUSHIME | 6.5 MILIONË VETA DEKLARUAN SE NUK DO TË SHKOJNË ME PUSHIME.
- Agjencia Telegrafike Vox

- Aug 6, 2024
- 1 min read
Romë, Itali | Rritet numri i italianëve që kërkojnë nga bankat kredi për të bërë pushimet.
Sipas një studimi, kreditë për pushime të italianëve u rritën me 2% në gjashtë muajt e fundit dhe me 12% në bazë vjetore.
Që nga fillimi i vitit 2024 në Itali, bankat kanë dhënë, për këtë qëllim, më shumë se 250 milionë euro.
Mesatarisht, italianët kanë marrë 5425 euro kredi për pushime, të cilat do të kthehen në pesëdhjetë këste mujore.
Kreditë për pushime zgjidhen kryesisht nga të rinjtë, me një moshë mesatare 38 vjeç. Një në tre është më i ri se tridhjetë vjeç.
Në të njëjtën kohë, këtë vit, 6.5 milionë italianë nuk do të shkojnë me pushime.
60% deklaruan se nuk mund të shkëputen nga vendbanimi i tyre i përhershëm për shkak të kufizimeve financiare.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit









___.png)









































Comments