top of page
E BARDHË SHIRIT.png

ISH-ZONJA E PARË E AMERIKËS DO TË BOTOJË NË VJESHTË LIBRIN E SAJ ME KUJTIME TË TITULLUAR “MELANIA”.

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • Jul 26, 2024
  • 1 min read
ree

Uashington, Amerikë | Znj. Mëllenia Tramp (Melania Trump) do të botojë një libër me kujtime këtë vjeshtë, të titulluar “Melania”, i përshkruar nga zyra e saj si një histori e fuqishme dhe frymëzuese e një gruaje që ka hartuar rrugën e saj, kapërceu vështirësitë dhe përcaktoi përsosmërinë personale.

 

Janë kujtimet e para të ish-zonjës së parë, e cila ka munguar kryesisht në fushatën e fundit presidenciale të bashkëshortit të saj.

 

Melania” do të publikohet nga Skyhorse Publishing, botuesi i mbështetësve të z. Danlld Tramp (Donald Trump), si ish-kryebashkiaku i Jorkut të Ri, Radëllf Xhuliani (Rudolph Giuliani) dhe avokati Elln Dershouitc (Alan Dershowitz).

 

Skyhorse punoi gjithashtu me kandidatin e pavarur presidencial Robert F Kennedy Jr dhe ish-mentorin e z. Tramp (Trump), Majkll Kohen (Michael Cohen), i cili më vonë u bë një nga armiqtë e tij më të ashpër.

 

Disa libra të Skyhorse përfshijnë parathënie nga z. Stiv Benoun (Steve Bannon), ish-strateg i Shtëpisë së Bardhë.

 

 

Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

 
 
 

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating
bottom of page