top of page
E BARDHË SHIRIT.png

ISH-DREJTORI I PËRGJITHSHËM I BURGJEVE TË REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË AGIM ISMAILI U PARAQIT NË PROKURORINË E POSAÇME NË LIDHJE ME SULMIN KIBERNITIK KUNDËR KOMPJUTERËVE TË PROKURORËVE TË POSAÇËM.

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • Nov 13
  • 1 min read
Z. Agim Ismaili
Z. Agim Ismaili

Tiranë, Shqipëri | Ish-drejtori i Përgjithshëm i Burgjeve të Republikës së Shqipërisë, Agim Ismaili, u paraqit në Prokurorinë Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) në lidhje me sulmin kibernetik të ndodhur në mars.


Ai konsiderohet subjekt nën hetim penal paraprak për shkelje penale të parashikuar si:

1- Përgjimi i paligjshëm i të dhënave kompjuterike”.

2- Grupi i strukturuar kriminal”.

3- Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”.


Në lidhje me sulmin kibernitik tashmë janë arrestuar:

1- Z. Arnold Rrokaj (ish-punonjës i Inspektoratit të Mbrojtjes së Territorit Arnold Rrokaj).

2- Zambak Gjonaj (ish-zyrtari i burgut të Vlorës).


Sulmi kibernitik pati si objektiv marrje informacioni nga kompjuterët e tre Prokurorëve të Posaçëm, konkretisht të:

1- Z. Behar Dibra.

2- Znj/znjsh. Enkeleida Millonai.

3- Znj/znjsh. Elida Kaçkini. U synua edhe kompjuteri i kreut të SPAK-ut, Altin Dumani, por, nuk u arrit të thyhej.


Dyshohet se informacioni i vjedhur u nda me:

1- Z. Agim Ismaili.

2- Z. Dritan Palikaj (sekretar i përgjithshëm në Ministrinë e Bujqësisë).

3- Etj, ….


Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurial penal dhe universal të prezumimit të pafajsisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, gjer në çastin kur ndaj tij, nga autoritetet kompetente shqiptare ose të huaja, do të jepet një vendim penal, i formës së prerë.


Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

 
 
 

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating
bottom of page