top of page
E BARDHË SHIRIT.png

PARLAMENTIT EVROPIAN: MBËSHTETJEJE TË PLOTË PËR GROENLANDËN DHE DANIMARKËN; ADMINISTRATA TRAMP (TRUMP) BËN KËRCËNIME TË PAPRANUESHME.

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • 2 hours ago
  • 1 min read

Bruksel, Mbretëria e Belgjikës | Konferenca e Presidentëve (CoP) e Parlamentit Evropian ka miratuar me shumicë dërrmuese një deklaratë mbështetjeje të plotë për Groenlandën dhe Danimarkën.


Çdo përpjekje për të minuar sovranitetin dhe integritetin territorial të Kopenhagenit dhe Nuukut shkel ligjin ndërkombëtar”.


Kështu thuhet në tekstin e miratuar me iniciativën e Socialistëve dhe të Demokratëve.


Udhëheqësit e grupeve dënojnë në mënyrë të prerë deklaratat e administratës Trump, të cilat, sipas tyre, përbëjnë një sfidë të qartë ndaj së drejtës ndërkombëtare, parimeve të Kartës së OKB-së dhe sovranitetit dhe integritetit territorial të një aleati të NATO-s.


Deklarata të tilla janë të papranueshme dhe nuk kanë vend në marrëdhëniet midis partnerëve demokratikë”, u tha prej tyre.


Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

 
 
 

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating
bottom of page