top of page
E BARDHË SHIRIT.png

SHBA-ës BLLOKUAN APLIKIMET PËR VIZA NGA 75 VENDE | MES TYRE EDHE VIZAT E QYTETARËVE TË REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË DHE ATYRE TË REPUBLIKËS SË KOSOVËS.

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • 2 hours ago
  • 2 min read

Uashington, Amerikë | Administrata e Presidentit Danlld Tramp (Donald Trump) shtrëngoi kufizimet e imigracionit.


Departamenti i Shtetit ka pezulluar përpunimin e të gjitha aplikimeve për viza nga 75 vende, përfshirë Shqipërinë, Somalinë, Rusinë, Afganistanin, Brazilin, Iranin, Irakun, Egjiptin, Nigerinë, Tajlandën dhe Jemenin”.


Enti mediatik Faks Njuz (Fox News) e raporton këtë lajm, pasi ka parë një memo të brendshme të departamentit që u kërkonte zyrtarëve konsullorë të refuzonin vizat nga këto vende në pritje të shqyrtimit.


Shqipëria është përfshirë në listën e 75 vendeve për të cilat administrata Tramp (Trump) pezulloi sot përpunimin e vizave të emigrantëve (14 janar 2026).


Pezullimi, i cili, raportohet se do të fillojë më 21 janar 2026, synon kryesisht vizat e emigrantëve bazuar në dispozitat e barrës publike të ligjit amerikan, të cilat, synojnë të kufizojnë hyrjen e individëve që konsiderohen të kenë nevojë për ndihmë qeveritare.


Detajet kryesore të njoftimit të sotëm përfshijnë:

1- Llojet e Vizave të Prekura | Pauza ndikon konkretisht në vizat e emigrantëve (ata që kërkojnë qëndrim të përhershëm).


2- Vizat e Përjashtuara | Në përgjithësi nuk ndikon në vizat jo-imigruese, siç janë ato për turistët (B1/B2), udhëtarët e biznesit ose studentët.


3- Fusha e zbatimit | Përveç Shqipërisë, lista përfshin disa vende të tjera të Ballkanit, si Bosnjë dhe Hercegovina, Mali i Zi, Maqedonia e Veriut, dhe Kosova.


Qëllimi | Administrata deklaroi se pauza ka për qëllim të lejojë një rivlerësim të procedurave të verifikimit dhe shqyrtimit për të mbrojtur burimet e taksapaguesve amerikanë.


Ky veprim është i ndarë nga ndalimet më të gjera të udhëtimit që hynë në fuqi më 1 janar 2026, të cilat, vendosën kufizime të plota ose të pjesshme në 39 vende të tjera.


Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

 
 
 

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating
bottom of page