top of page
E BARDHË SHIRIT.png

I DËRGUARI AMERIKAN STIV UITKOF (STEVE WITKOFF): SOT FILLON FAZA E DYTE E PLANIT TË PAQES NË GAZË; PRESIM QË HAMASI TË PËRMBUSHË DETYRIMET E TIJ; NË TË KUNDËRT DO TË KETË PASOJA.

Writer: Agjencia Telegrafike Vox
Agjencia Telegrafike Vox
Jan 14
1 min read

Uashington, Amerikë | “Sot njoftojmë nisjen e Fazës së Dytë të Planit 20-Pikësh të Presidentit Danlld Tramp (Donald Trump) për t'i dhënë fund konfliktit në Gazë”.


Kështu njoftoi i dërguari amerikan Stiv Uitkof (Steve Witkoff) në rrjetin social virtual Iks (X) duke nënvizuar se faza e dytë krijon një administratë palestineze teknokratike kalimtare në Gazë, Komitetin Kombëtar për Administrim, dhe gjithashtu fillon demilitarizimin dhe rindërtimin e plotë të Rripit të Gazës.


“Shtetet e Bashkuara, presin që Hamasi të përmbushë plotësisht detyrimet e tij, përfshirë kthimin e menjëhershëm të pengut të fundit të ndjerë. Mosveprimi në këtë drejtim do të rezultojë në pasoja të rënda”, tha z. Uitkof (Witkoff).


Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

 
 
 

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating

LAJM RRUFE | BREAKING NEWS

Donate with PayPal
bottom of page