top of page
E BARDHË SHIRIT.png

INTELIGJENCA ARTIFICIALE E GOOGLE E AFTË PËR TË PARASHIKUAR PËRMBYTJET.

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • Aug 25, 2023
  • 1 min read

ree

Uashington, Amerikë | Falë të dhënave të rrjedhës së ujit, është e mundur të parashikohen përmbytjet katër ditë përpara, kjo falë Inteligjencës Artificiale (AI). Nga kompania Google vjen lajmi për zhvillimin e një Inteligjence Artificiale të aftë për të parashikuar përmbytjet (në Amerikën e Jugut dhe Afrikë) katër ditë përpara. Inteligjenca artificiale mbështetet në të dhënat e rrjedhës së ujit, por shumica e rrugëve ujore nëpër botë nuk kanë matje të sakta të rrjedhës. Sistemi i parashikimit të përmbytjeve të Google u prezantua në vitin 2018, fillimisht për Indinë dhe Bangladeshin, më pas zgjeroi shërbimin e tij në disa vende të tjera. Tani, shkencëtari dhe studiuesi i lartë i Google, Grei Niëring (Grey Nearing), së bashku me ekipin e tij, kanë zgjeruar numrin e vendeve të mbuluara nga shërbimi i lartpërmendur. Një nga kufizimet e modeleve tradicionale hidrologjike është se ato janë shumë të sakta, veçanërisht në vendet ku janë të kalibruar mirë, shpjegoi z. Niëring (Nearing). Modelet e Inteligjencës Artificiale (AI), ndërsa drejtohen nga të dhënat, mësojnë sjelljet e përgjithshme hidrologjike, dhe janë më të afta, të lëvizin nga një vend në tjetrin. Nga z. Erton Duka. © Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

 
 
 

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating
bottom of page