GRUPI MUZIKOR “ABBA” U SHPALL KALORËS NGA MBRETI I SUEDISË KARL (CARL) XVI GUSTAF.
- Agjencia Telegrafike Vox

- May 31, 2024
- 1 min read
Stokholm, Suedi | Grupi muzikor “ABBA” tani mund ta quajë veten “Kalorës” ose “Komandantë të Klasit të Parë të Urdhrit të Vasës” pasi mori nderimin nga mbreti këtë pasdite.
Z. Beni Endërsoun (Benny Andersson), znj. Agnetha Fältskog, znj. Anni-Frid Lyngstad dhe z. Björn Ulvaeus shkuan në pallatin mbretëror në Stokholm për të marrë nderimin nga mbreti Karl (Carl) XVI Gustaf dhe Mbretëresha Silvia.
“Është falënderimi i Suedisë për kontributin tuaj institucional në botë”, tha mbreti në fjalën e tij të hapjes, raportuar nga agjencia e lajmeve TT.
Dhënia e titujve për anëtarët e familjes jombretërore u hoq në Suedi në 1975, por u rivendos nga qeveria në 2022.
Këtë vit grupi muzikor “ABBA” po feston gjithashtu 50 vjetorin që kur fituan konkursin e këngës në Eurovizion në Braitoun (Brighton), me hitin e tyre Uotërllu (Waterloo).
Përveç grupit “ABBA” 13 persona të tjerë morën nderime nga mbreti i Suedisë.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit









___.png)


































