top of page
E BARDHË SHIRIT.png

GJERMANI: GJYKATA FEDERALE E DREJTËSISË HODHI POSHTË KËRKESË-PADINË QË KËRKONTE QË SANDALET BIRKENSTOCK TË KONSIDEROHESHIN VEPRA ARTI.

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • Feb 20
  • 1 min read
ree

Berlin, Republika Federale e Gjermanisë | Sandalet Birkenstock mund të konsiderohen klasike të dizajnit, por ato nuk janë vepra arti.

 

Kështu vendosi Gjykata Federale e Drejtësisë, e cila, refuzoi ankesën e kompanisë gjermane Birkenstock në të cilën kërkonte që sandalja të mbrohej nga e drejta e autorit si vepër arti për të parandaluar imitimet.

 

Gjigandi i këpucëve iu drejtua gjykatës pasi u kërkoi tre konkurrentëve të ndalonin shitjen e sandaleve që ishin shumë të ngjashme me modelet e tij.

 

Kompania kishte ngritur padi kundër Tchibo, një kompani daneze e modës dhe një tjetër shitës me pakicë këpucësh në internet.

 

Z. Karl Birkenstok (Birkenstock), kur dizajnonte sandalet e tij, kishte parasysh aspektet shëndetësore dhe shqetësohej më pak për aspektin estetik.

 

Megjithatë, një dizajn i tillë artistik është një parakusht i domosdoshëm për t'u pranuar si vepër arti.

 

Liria krijuese kufizohet nga qëllimi i sandaleve, ndaj dizajni nuk mund të mbrohet nga e drejta e autorit”, thuhet në arsyetimin që bëri që Gjykata të refuzojë ankesën.

 

Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

 
 
 

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating
bottom of page