top of page
E BARDHË SHIRIT.png

GAZETARI KRITIK I USHQIMIT PET UELLS (PETE WELLS) I THA LAMTUMIRË PUNËS: U QA SE DUHEJ TË HANTE DHE TË PINTE FALAS NËPËR RESTORANTE LUKSOZE.

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • Jul 19, 2024
  • 2 min read
ree

Jorku i Ri, Amerikë | Gazetari kritik i ushqimit Pet Uells (Pete Wells) i tha lamtumirë punës më të lakmueshme dhe më pak të shëndetshme në Jorkun e Ri.

 

 

 

Për ata që kanë lexuar komente mbresëlënëse për 12 vjet, z. Pet Uells (Pete Wells) ka pasur punën e ëndrrave, por ai u qa se: “Shëndeti im është në rrezik”.

 

Nga viti 2012 e deri më sot ka kaluar mirë e keq në botën e restoranteve të Jorkut të Ri, duke bërë të ditur se la mënjëanë përgjithmonë pirunin dhe thikën.

 

Shumë shpërblime, por edhe shumë kurse”, ishte përmbledhja e vendimit të marrë pas një ekzaminimi mjekësor që përkoi me vizitën në të 70-at nga afërsisht 140 restorantet e vendosura në listë nga z. Uells (Wells) për t'u përgatitur për publikimin e edicionit të 2024-ës.

 

100 më të mirat në Nju Jork. “Ishte një bast i lehtë të them se nuk isha në formën time më të mirë”, shkroi kritiku 61-vjeçar i ushqimit, duke pranuar se nuk kishte më dëshirë ta kalonte jetën duke rishikuar një vend pas tjetrit çdo javë.

 

Ai pranoi se ankesa për punën që ka bërë për 12 vjet është e vështirë për t'u kuptuar për ata që nuk e bëjnë punën e tij: “Dalja me miqtë dhe familjen natë pas nate për të ngrënë është shumë e ngjashme me atë që bëni në pushime. Por, nuk duroj më”, shpjegoi ai, duke pranuar se gjërat nuk po i shkonin mirë.

 

Termat paradiabet, mëlçi e dhjamosur dhe sindromë metabolike më qarkullonin, teknikisht isha i trashë”, u ankua ai.

 

Kritiku i ushqimit citoi një ish-kolegun e Times, Edëm Pllet (Adam Platt), i cili ka varur thikën dhe pirunin e tij në 2022 pas 24 vitesh rishikimesh: “Puna jonë është puna më e pashëndetshme në botë dhe unë ende po i ndjej efektet”, tha ai, duke rrëfyer ushtrinë e mjekëve që e trajtojnë për sëmundje profesionale, si përdhes, hipertension, kolesterol të lartë dhe diabet.

 

Sipas z. Uells (Wells) është një nga sekretet tragjike të profesionit: kritiku i ushqimit vdes para kohe.

 

AA Gill i Sunday Times i Londrës, i vrarë nga kanceri në moshën 62 vjeçare, Jonathan Gold i Los Angeles Times në 58 nga kanceri i pankreasit, janë vetëm disa shembujt.

 

Ai lloj profesioni shkon më mirë për gratë: Gael Greene, e cila i hapi rrugën z. Platt në gazetën New York Times, jetoi 88 vjeçe, ndërsa Mimi Sheraton arriti në 97 vjeçe, pavarësisht se nuk i pëlqente çdo formë ushtrimi fizik.

 

Ushqimi i restorantit është shumë i rëndë. Për të përgatitur ato bomba me shije duhet të ketë shumë përbërës të pasur, më shumë se sa do të përdornit nëse do ta gatuani vetë”, shpjeguan kritikët.

 

 

Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

 
 
 

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating
bottom of page