top of page
E BARDHË SHIRIT.png

FSHATI VISOKË; MALLAKASTËR | KASTRIOT XHEMALAJ U ARRESTUA; 77 RRËNJË HASHASH; PLANI OPERACIONAL “KOORDINATA”.

Writer: Agjencia Telegrafike Vox
Agjencia Telegrafike Vox
Aug 8, 2025
1 min read

Fshati Visokë, Mallakastër, Shqipëri | Strukturat vendore të Policisë së Shtetit arrestuan:

1- Z. Kastriot Xhemalaj, me moshë 58 vjeç.


Njoftim | Mallakastër/Kontrolle intensive në të gjithë territorin e rrethit, me objektiv parandalimin, evidentimin dhe goditjen e rasteve të kultivimit të bimëve narkotike.


Gjenden gjatë kësaj faze të planit operacional “Koordinata”, 77 bimë narkotike Cannabis Sativa.


Arrestohet në flagrancë, në parcelën ku ishin kultivuar bimët, autori i rastit.


Shërbimet e Komisariatit të Policisë Mallakastër, si rezultat i kontrolleve të kryera në kuadër të planit operacional “Koordinata”, goditën një tjetër rast të kultivimit të bimëve narkotike.


Nga kontrollet, në fshatin Visokë u konstatua një parcelë ku ishin kultivuar 77 bimë të dyshuara narkotike Cannabis Sativa, një pjesë e të cilave u sekuestrua me cilësinë e provës materiale, ndërsa pjesa tjetër u asgjësua nëpërmjet djegies.


Gjatë ndërhyrjes së Policisë, u kap në flagrancë, në parcelë, shtetasi K. Xh., 58 vjeç, i cili u arrestua për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike”.


Plani operacional policor antikanabis “Koordinata” vijon intensivisht, në të gjithë territorin e qarkut Fier.


Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Fierit, për veprime të mëtejshme, thuhet në njoftimin e Policisë së Shtetit.


Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurial penal dhe universal të prezumimit të pafajsisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, gjer në çastin kur ndaj tij, nga autoritetet kompetente shqiptare ose të huaja, do të jepet një vendim penal, i formës së prerë.


Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

 
 
 

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating

LAJM RRUFE | BREAKING NEWS

Donate with PayPal
bottom of page