MBRETËRIA E BASHKUAR | ISH-ANËTARJA E GRUPIT OPOZITAR RUS “VAGINAT TRAZOVAÇE” (PUSSY RIOT) RITA FLORES DENONCOI SE U REKRUTUA ME ZOR SI SPIUNE NGA INTELIGJENCA RUSE.

Londër, Mbretëria e Bashkuar | “Ajo ishte anëtare e grupit opozitar rus Vaginat Trazovaçe (Pussy Riot), por më pas frika dërrmuese nga hakmarrja, pasi mori kërcënime nga autoritetet, e çoi në një rrugë krejtësisht të ndryshme.
Ajo filloi të punonte për Moskën duke u infiltruar në rrethet e veprimtarëve që konsideroheshin problematikë për Kremlinin”.
Kështu raportoi enti mediatik britanik “The Guardian”, në një intervistë ekskluzive me znjsh. Rita Flores, një 29-vjeçare që iku nga Rusia në muajin gusht.
Aktive me grupin “Vaginat Trazovaçe” (Pussy Riot) që nga viti 2020, me performanca proteste që kanë çuar vazhdimisht në arrestime, mbikëqyrje dhe kontrolle, znjsh. Flores tha se u detyrua të rekrutohej nga Shërbimi Federal i Sigurisë i Federatës Ruse (FSB) në muajin shkurt të vitit 2023.
Ishte atëherë, që disa agjentë të inteligjencës ruse e shantazhuan.
Ata do të hapnin procedura penale kundër saj nëse ajo nuk pranonte të punonte me Shërbimin Federal të Sigurisë të Federatës Ruse (FSB).
“Besoja se ata mund të bënin çfarë thoshin”, - tha ajo.
Ajo filloi të kryente misione të ndryshme, kryesisht për të mbledhur informacione mbi artistë dhe aktivistë të lidhur me opozitën.
Asaj iu kërkua gjithashtu të ndihmonte në ngritjen e një kurthi për aktivistin pro-ukrainas Pjotr (Pyotr) Verzilov.
Por përpara se të përfshihej në këtë operacion, znj. Flores, me ndihmën e një avokati, arriti të largohej nga Rusia.
Tani qëllimi i saj është të raportojë se çfarë i ndodhi dhe se si përdorimi i infiltruarve nga Kremlini në qarqet e opozitës është, sipas fjalëve të saj, një fenomen masiv.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit






Comments