FSHATI ÇËRRILË; MALLAKASTËR | U ARRESTUAN ARBEN SULO DHE ELIDON SHEHAJ: 1881 BIMË HASHASHI.
- Agjencia Telegrafike Vox
- 11 hours ago
- 1 min read

Fshati Çërrilë, Mallakastër, Fier, Shqipëri | Strukturat vendore të Policisë së Shtetit arrestuan:
1- Z. Arben Sulo.
2- Z. Elidon Shehaj.
Njoftim | Gjatë kontrolleve, në fshatin Çërrilë, shërbimet e Komisariatit të Policisë Mallakastër gjetën një parcelë me 1881 fidanë të dyshuar narkotikë cannabis sativa.
Gjatë ndërhyrjes nga shërbimet e Policisë, në parcelë, u kapën në flagrancë duke ujitur fidanët narkotikë, shtetasit A. S., 53 vjeç, banues në Greshicë dhe E. Sh., 34 vjeç, banues në Çërrilë, të cilët u arrestuan për veprën penale “kultivimi i bimëve narkotike”.
Në lidhje me këtë rast u procedua penalisht kryeplaku i fshatit, shtetasi I. S., 63 vjeç, për veprën penale "shpërdorimi i detyrës".
Gjithashtu, në vijim të veprimeve hetimore, nisi procedimi penal edhe për M. Z., 44 vjeç, banues në Ballsh, ku gjatë kontrollit të banesës, iu gjetën një armë sportive, 12.400 euro, 400 paund dhe rreth 900.000 lekë të reja, të cilat dyshohet se ishin në funksion të kësaj veprimtarie kriminale.
Fidanët narkotikë u asgjësuan me anë të djegies.
Vijon puna për dokumentimin e plotë të kësaj veprimtarie kriminale, si dhe për identifikimin dhe kapjen e shtetasve të tjerë që mund të jenë të përfshirë, thuhet në njoftimin e Policisë së Shtetit.
Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurial penal dhe universal të prezumimit të pafajsisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, gjer në çastin kur ndaj tij, nga autoritetet kompetente shqiptare ose të huaja, do të jepet një vendim penal, i formës së prerë.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit
Comments