FSHATI VISOKË; MALLAKASTËR; FIER | ADMIR HEQIMAJ DHE KRENAR MESUTAJ U ARRESTUAN; 132 RRËNJË HASHASH.
- Agjencia Telegrafike Vox

- Jul 8
- 1 min read

Fshati Visokë, Mallkastër, Fier | Strukturat vendore të Policisë së Shtetit arrestuan:
1- Z. Admir Heqimaj, me moshë 33 vjeç.
2- Z. Krenar Mesutaj, me moshë 18 vjeç.
Njoftim | Në kuadër të planit operacional antidrogë, të koduar “Koordinata”, si rezultat i kontrolleve sistematike dhe atyre të bazuara te informacionet e siguruara në rrugë operative, shërbimet e Komisariatit të Policisë Mallakastër goditën një tjetër rast të veprimtarisë kriminale të kultivimit të bimëve narkotike.
Për këtë rast u vunë në pranga shtetasit A. H., 33 vjeç dhe K. M., 18 vjeç, të dy banues në fshatin Visokë, të cilët u kapën në flagrancë në vendin e quajtur "Mazren", në fshatin Visokë, ku kishin kultivuar 132 bimë narkotike Cannabis Sativa.
Gjithashtu, në lidhje me këtë rast, u referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për kryetarin e fshatit Visokë, shtetasin A. Ç., 63 vjeç, për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, për veprime të mëtejshme, thuhet në njoftimin e Policisë së Shtetit.
Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurial penal dhe universal të prezumimit të pafajsisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, gjer në çastin kur ndaj tij, nga autoritetet kompetente shqiptare ose të huaja, do të jepet një vendim penal, i formës së prerë.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit









___.png)


















































Comments