JEMEN | 48 TË VDEKUR NË 24 ORË NË PËRLESHJET MES REBELËVE HUTHI DHE FORCAVE QEVERITARE.

Sanë, Jemen | “Përleshjet në Jemenin jugor midis forcave qeveritare të mbështetura nga Arabia Saudite dhe luftëtarëve Huthi të mbështetur nga Irani kanë lënë 48 të vdekur në 24 orë”.
Kështu thanë burime ushtarake nga të dyja palët, për agjencinë franceze të lajmeve “Afp”.
Sipas burimeve ushtarake qeveritare, 17 ushtarë u vranë.
Rebelët Huthi raportuan vdekjen e 31 luftëtarëve të tyre gjatë ditës së kaluar.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit






Comments