KOSTA RIKA BËRI PUBLIK AKTIN E NDËRPRERJES SË MARRËDHËNIEVE DIPLOMATIKE ME KUBËN KOMUNISTE.

San Jose, Kosta Rikë | “Marrëdhëniet dypalëshe me Kubën janë prishur që nga marsi i kaluar”.
Kështu kumtoi Ministria e Jashtme për agjencinë spanjolle të lajmeve “Efe”.
Përçarja daton që nga mbyllja e ambasadave e urdhëruar nga presidenti i atëhershëm Rodrigo Çavez (Chaves) për shkak të përkeqësimit të të drejtave të njeriut, një masë e përcaktuar në atë kohë si një sinjal i fortë shqetësimi dhe një thirrje për ndryshime të rëndësishme.
Ministri aktual i jashtëm Manuel Tovar njoftoi zyrtarisht fundin e marrëdhënieve pas një takimi me sekretarin amerikan të Shtetit Marko (Marco) Rubio.
Autoritetet kubane e konsideruan deklaratën të habitshme, duke argumentuar në një deklaratë se një hap i tillë nuk ishte njoftuar kurrë zyrtarisht.
Havana gjithashtu beson se njoftimi përfaqëson një akt tjetër nënshtrimi nga qeveria e Kosta Rikës ndaj politikës amerikane, duke kujtuar se në pranverë, San Jose-ja kishte përjashtuar shprehimisht një ndërprerje formale të lidhjeve zyrtare, duke kërkuar vetëm tërheqjen e personelit.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit






Comments