KUBË | PARTIA KOMUNISTE PO KALON NGA FITORJA NË FITORE; PËR TË SHTATËN HERË E LA TË TËRË KUBËN PA DRITA.

Havanë, Kubë | Autoritetet kubaneze njoftuan ndërprerje të re totale të energjisë elektrike për shkak të krizës së rëndë energjetike të vendit dhe ndalimit të ShBA-ës për importin e karburantit.
“Ka pasur një shkëputje totale të Sistemit Kombëtar të Energjisë Elektrike.
Hetimet e menjëhershme për shkaqet janë duke u zhvilluar dhe protokollet e restaurimit janë aktivizuar”.
Kështu u tha në një deklaratë nga Unioni Kuban i Energjisë Elektrike, pa dhënë detaje të mëtejshme dhe pa iu referuar përditësimeve të mëvonshme mbi situatën.
Kjo është ndërprerja e shtatë totale e energjisë që pëson rrjeti elektrik tashmë i vjetër i ishullit, i cili ka qenë prej kohësh në një gjendje mirëmbajtjeje minimale.
Autoritetet raportojnë se, në këtë kontekst, për shkak të ndalimit të importit të karburantit, mbi 1,400 MW të kapacitetit të instaluar nuk mund të përdoren dhe se deficiti i gjenerimit ka arritur nivele alarmante, duke tejkaluar 2,000 MW gjatë kërkesës maksimale, veçanërisht në mbrëmje.
Gjithashtu, për shkak të mungesës së karburantit, 106 centrale të gjenerimit të shpërndarë mbeten jashtë funksionit, përfshirë edhe centralet lundruese të Regla-s dhe Melones por edhe centralet me naftë të Mariel-it dhe Moa-s.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit






Comments