KOLUMBI | PRESIDENTI I KRAHUT TË DJATHTË ABELARDO DE LA ESPRIELLA: NUK DO TË SHKËMBEJ TË BURGOSUR ME GUERILASIT.

Bogotë, Kolumbi | “Dhe tani ata duan të flasin për një shkëmbim të mundshëm.
Le të jemi të qartë: NUK do të ketë shkëmbim.
Jeta dhe liria e kolumbianëve nuk janë mallra për shitje”.
Kështu shkroi presidenti i krahut të djathtë Abelardo de la Espriella, në rrjetin shoqëror virtual Iks (X) duke përjashtuar çdo mundësi të një shkëmbimi të burgosurish që përfshin anëtarë të forcave të sigurisë ose qytetarë të rrëmbyer nga grupe të armatosura ilegale dhe ka kërkuar që Ushtria Çlirimtare Kombëtare (ELN) të lirojë menjëherë katër veta të rrëmbyer që nga muaji gusht.
Deklarata vjen pas pohimit nga guerilasit e ELN-së se kanë në paraburgim tre anëtarë policie dhe një civil.
Të katërt u rrëmbyen më 17 gusht ndërsa udhëtonin përgjatë rrugës midis Okanës (Ocaña) dhe Keutës (Cúcuta), në Kolumbinë verilindore.
“Çdo rrëmbim, çdo sulm ndaj ushtarëve dhe oficerëve tanë të policisë dhe çdo akt terrorist do të marrë një përgjigje vendimtare nga Shteti”, - tha presidenti De la Espriella, duke përsëritur se autoritetet do të përdorin kapacitetin e tyre të plotë legjitim operativ kundër organizatave kriminale.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit






Comments