top of page
E BARDHË SHIRIT.png

FSHATI JAUPAS; SKRAPAR | U ARRESTUAN MARKOS QAMA; SERXHO QAMA (HODO); ALTIN ZAJMI; EMILJANO KAPLLANI; SULEJMAN ÇELO; 122 RRËNJË HASHASH + EKSPLOZIV.

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • 6 days ago
  • 2 min read
ree

Fshati Jaupas, Skrapar, Shqipëri | Strukturat vendore të Policisë së Shtetit arrestuan:

1- Z. Markos Qama, me moshë 25 vjeç.

2- Z. Serxho Qama (Hodo), me moshë 30 vjeç (vëllezër, banues në Poliçan).

3- Z. Altin Zajmi, me moshë 41 vjeç (banues në fshatin Gostenckë, Skrapar).

4- Z. Emiljano Kapllani, me moshë 33 vjeç (banues në Poliçan).

5- Z. Sulejman Çelo, me moshë 28 vjeç (banues në fshatin Jaupas, Skrapar; vëllai i kryetarit të fshatit).


Njoftim | DVP Berat.


Finalizohet operacioni policor i koduar “Bashkëpunimi”, për goditjen e veprimtarisë së kundërligjshme të shitjes së lëndëve narkotike dhe kultivimit të bimëve narkotike.


Operacioni u zhvillua nga Drejtoria Vendore e Policisë Berat, në bashkëpunim të ngushtë me Drejtorinë e Forcës së Posaçme Operacionale në Departamentin e Policisë Kriminale në Policinë e Shtetit, nën drejtimin e Prokurorisë Berat.

 

✅ Ekzekutohen 5 masa sigurie “Arrest në burg” për pjesëtarët e një grupi që shisnin lëndë narkotike dhe kultivonin bimë narkotike.


Gjatë operacionit, në fshatin Jaupas, Skrapar, u gjetën dhe u asgjësuan 122 bimë narkotike cannabis sativa.


Në kuadër të procedimit penal dhe veprimeve hetimore të kryera me metoda proaktive, nga strukturat për Hetimin e Narkotikëve në DVP Berat, në bashkëpunim me Drejtorinë e Forcës së Posaçme Operacionale dhe Forcën Operacionale të DVP Berat, nën drejtimin e Prokurorisë Berat, u finalizua operacioni policor i koduar “Bashkëpunimi”, për goditjen e një grupi që kultivonte dhe shiste lëndë narkotike.


Gjatë këtij operacioni, u ekzekutuan masat e sigurisë “Arrest në burg”, të caktuara nga Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Berat, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, kryer në bashkëpunim dhe “Kultivimi i bimëve narkotike”, kryer në bashkëpunim, ndaj shtetasve:

 

M. Q., 25 vjeç dhe S. H. (Q)., 30 vjeç (vëllezër), banues në Poliçan;

 

A. Z., 41 vjeç, banues në fshatin Gostenckë, Skrapar;

 

E. K., 33 vjeç, banues në Poliçan;

 

S. Ç., 28 vjeç, banues në fshatin Jaupas, Skrapar.


Gjithashtu, u procedua penalisht në gjendje të lirë, për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”, kryetari i fshatit Jaupas, Skrapar, shtetasi S. Ç., 46 vjeç (vëllai i shtetasit të arrestuar S. Ç.).


Gjatë kontrollit në banesën e tij u sekuestruan 3 krehra arme zjarri automatike, 3 koka të dyshuara me përmbajtje eksplozivi, tub uji që dyshohet se furnizonte parcelën me 122 bimë narkotike.


Gjatë këtij operacioni u ushtruan 15 kontrolle banesash dhe ambientesh të tjera, ku u sekuestruan në total 1 armë gjahu çifte, lëndë narkotike cannabis sativa, 7 aparate celularë dhe shuma monetare, të cilat dyshohet se janë përfituar nga veprimtaria kriminale.


Vijojnë veprimet hetimore, nën drejtimin e Prokurorisë, për dokumentimin e plotë të veprimtarisë kriminale të këtij grupi, si dhe për identifikimin dhe kapjen e shtetasve të tjerë të përfshirë.


Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme, thuhet në njoftimin e Policisë së Shtetit.


Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurial penal dhe universal të prezumimit të pafajsisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, gjer në çastin kur ndaj tij, nga autoritetet kompetente shqiptare ose të huaja, do të jepet një vendim penal, i formës së prerë.


Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

 
 
 

Σχόλια

Βαθμολογήθηκε με 0 από 5 αστέρια.
Δεν υπάρχουν ακόμη βαθμολογίες

Προσθέστε μια βαθμολογία
bottom of page