KOLUMBI: DY SHPËRTHIME PRANË BAZËS AJRORE NË KALI (CALI) | EKIPET E SHPËTIMIT TË MOBILIZUARA; NUMRI I TË PLAGOSURVE ËSHTË I LARTË.
- Agjencia Telegrafike Vox
- 2 hours ago
- 1 min read

Bogotë, Kolumbi | Dy shpërthime të fuqishme tronditën zonën e Bazës Ajrore Marko (Marco) Fidel Suárez në Kali (Cali), të Kolumbisë.
Lajmi u raportua nga mediat kryesore kolumbiane, ndërsa videot që qarkullojnë në mediat sociale tregojnë banorët që ikin, duke kërkuar ambulanca, ndërsa një re e dendur tymi vazhdon të ngrihet në zonë.
Administrata e qytetit njoftoi se incidenti ndodhi përgjatë Autostradës 8, pranë bazës ushtarake.
“Qyteti aktualisht po aktivizon të gjitha agjencitë e reagimit ndaj emergjencave”, tha kryebashkiaku Alejandro Eder, duke konfirmuar ndërhyrjen e ambulancave, njësive të ndihmës dhe vullnetarëve të Mbrojtjes Civile.
“Kryqi i Kuq - raporton enti mediatik ‘El Tiempo’ - po dërgon ekipe për të ndihmuar të plagosurit, megjithëse numri i tyre është i panjohur.
Aktualisht nuk ka raportime zyrtare për viktima.
Autoritetet lokale kanë urdhëruar mbylljen e rrugëve dhe devijimin e trafikut për të lehtësuar evakuimin dhe transportimin e të plagosurve në spitale”.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit
Comments