LAGJJA “BARIKADË”; BERAT | ARJAN GORICA U ARRESTUA; NDËRTIM PA LEJE.
- Agjencia Telegrafike Vox

- Jul 29
- 1 min read

Lagjja “Barikadë”, Berat, Shqipëri | Strukturat vendore të Policisë së Shtetit arrestuan:
1- Z. Arjan Gorica, me moshë 30 vjeç.
Njoftim | Në vijim të punës për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e rasteve të ndërtimeve pa leje, shërbimet e Komisariatit të Policisë Berat, bazuar në informacionet e siguruara në rrugë operative se një shtetas kishte ndërtuar, pa leje, në lagjen “Barrikadë”, kanë kryer kontrolle në këtë zonë.
Gjatë kontrolleve u konstatua se shtetasi A. G. kishte ndërtuar pa leje, një objekt trekatësh, të destinuar si hotel.
Në vijim të veprimeve për këtë rast, specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariarit të Policisë Berat arrestuan në flagrancë shtetasin A. G., 30 vjeç, banues në Berat. Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Beratit, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Ndërtimi i paligjshëm”, thuhet në njoftimin e Policisë së Shtetit.
Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurial penal dhe universal të prezumimit të pafajsisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, gjer në çastin kur ndaj tij, nga autoritetet kompetente shqiptare ose të huaja, do të jepet një vendim penal, i formës së prerë.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit









___.png)


















































Comments