AMERIKË | MARINARI UEI JINÇAO (WEI JINCHAO) PRITET TË DËNOHET ME BURGIM TË PËRJETSHËM PËR SHITJEN E INFORMACIONIT TË KLASIFIKUAR TE INTELIGJENCA KINEZE PËR 12 MIJË $.
- Agjencia Telegrafike Vox

- Aug 22
- 2 min read

Uashington, Amerikë | Një gjykatë federale dje dënoi z. Uei Jinçao (Wei Jinchao), me moshë 25 vjeç, qytetar i natyralizuar amerikan, i njohur edhe si Petrik (Patrick), për shitjen e informacionit ushtarak një oficeri të inteligjencës kineze.
Z. Uei (Wei), një inxhinier në bordin e anijes luftarake të Marinës Amerikane USS Essex në Shën Diego (San Diego), dyshohet se i ka kaluar materiale të klasifikuara një oficeri të inteligjencës kineze për 12000 dollarë gjatë një periudhe prej 18 muajsh.
Ai përballet me një burgim të përjetshëm dhe është planifikuar të dënohet më 1 dhjetor.
Sipas Departamentit të Drejtësisë, ai u kontaktua në internet në muajin shkurt të vitit 2022 nga një oficer i inteligjencës kineze, i cili, u paraqit si një entuziast i marinës nga Korporata e Industrisë së Ndërtimit të Anijeve të Kinës.
Midis muajit mars të vitit 2022 dhe arrestimit të tij në muajin gusht të vitit 2023, ai dyshohet se dërgoi fotografi dhe video të USS Essex, përcaktoi vendndodhjet e anijeve të tjera dhe përshkroi armët dhe problemet operacionale, pavarësisht dyshimeve për identitetin e vërtetë të oficerit.
Sipas Departamentit të Drejtësisë, ai shiti të paktën 30 manuale teknike dhe operacionale në lidhje me sistemet e Marinës Amerikane, duke shkelur rregulloret e eksportit.
Mbrojtja argumentoi se prokuroria e ekzagjeroi rëndësinë e informacionit të transmetuar.
Ky nuk është rasti i parë i marinarëve amerikanë të akuzuar për spiunazh për Kinën.
Z. Zhao Uenheng (Wenheng), i njohur edhe si Thomas, u dënua me 27 muaj burg në vitin 2024 për mbledhjen dhe shitjen e të dhënave të ndjeshme mbi sigurinë operacionale të Marinës.
Rasti nënvizon shqetësimet në rritje të ShBA-ës në lidhje me aftësitë detare të Kinës dhe nevojën për të forcuar industrinë vendase të ndërtimit të anijeve.
Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurial penal dhe universal të prezumimit të pafajsisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, gjer në çastin kur ndaj tij, nga autoritetet kompetente shqiptare ose të huaja, do të jepet një vendim penal, i formës së prerë.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit









___.png)


















































Comments