FSHATI BOGDAN; BERAT | ADRIATIK TOSKA MBETI I PLAGOSUR NGA E SHTËNA ME ARMË GJAHU; VDIQ NË SPITAL; U SHOQËRUA NË KOMISARIAT DHIMITËR KUQI; PO HETOHET PËR VRASJE ME DASHJE OSE NGA PAKUJDESIA.
- Agjencia Telegrafike Vox

- Aug 8
- 1 min read

Fshati Bogdan, Berat, Republika e Shqipërisë | Strukturat vendore të Policisë së Shtetit morën dijeni se:
1- Z. Adriatik Toska, me moshë 57 vjeç, mbeti i vdekur nga e shtëna me armë gjahu e:
a- Z. Dhimitër Kuqi, me moshë 53 vjeç.
Njoftim | Rreth orës 21:00, në fshatin Bogdan, Berat, shtetasi Th. K., 53 vjeç, banues në fshatin Bogdan, dyshohet se ka qëlluar me armë gjahu me qëllim për të vrarë një kafshë të egër dhe nga pakujdesia ka plagosur shtetasin A. T., 57 vjeç, i cili si pasojë e plagës së marrë ka ndërruar jetë në spital.
Shtetasi Th. K, është shoqëruar në ambientet e Drejtorisë Vendore të Policisë Berat, për veprime të mëtejshme, thuhet në njoftimin e Policisë së Shtetit.
Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurial penal dhe universal të prezumimit të pafajsisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, gjer në çastin kur ndaj tij, nga autoritetet kompetente shqiptare ose të huaja, do të jepet një vendim penal, i formës së prerë.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit









___.png)


















































Comments