top of page
E BARDHË SHIRIT.png

PRESIDENTI VOLODIMIR ZELENSKI: ME PRESIDENTIN VLADIMIR PUTIN DO TË TAKOHEM VETËM PASI TË ARRIHET MARRËVESHJA PËR GARANCITË; NUK DUAM QË KINA TË KETË ROL NË SIGURINË TONË.

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • 4 hours ago
  • 1 min read
ree

Kiev, Ukrainë | Presidenti ukrainas Volodimir Zelenski tha se një takim me presidentin rus Vladimir Putin do të ishte i mundur vetëm pas një marrëveshjeje mbi garancitë e sigurisë për Ukrainën.


Ne duam të arrijmë një marrëveshje mbi arkitekturën e sigurisë brenda 7-10 ditëve.


Dhe në bazë të kësaj marrëveshjeje, ne synojmë të zhvillojmë një takim trepalësh”, përfshirë edhe me Presidentin e ShBA-ës Danlld Tramp (Donald Trump), tha Presidenti Volodimir Zelenski në komentet e publikuara për mediat.


Megjithatë, Presidenti Zelenski kundërshton një rol të mundshëm të Kinës në sigurimin e sigurisë së Ukrainës si pjesë e një marrëveshjeje paqeje, duke përmendur mbështetjen e supozuar të Pekinit për Moskën.


Së pari, Kina nuk na ndihmoi të ndalonim këtë luftë që nga fillimi.


Së dyti, Kina ndihmoi Rusinë duke hapur tregun e saj të dronëve...


Nuk kemi nevojë për garantues që nuk e ndihmojnë Ukrainën dhe nuk e ndihmuan atë në një kohë kur ne me të vërtetë kishim nevojë për të”, tha Presidenti Zelenski.


Sa i përket vendndodhjes së takimit të mundshëm me Presidentin Putin presidenti ukrainas do të pranonte ta mbante atë në Zvicër, Austri, apo edhe në Turqi.


Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

 
 
 

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating
bottom of page