top of page
E BARDHË SHIRIT.png

FINANCIERI I LARTË I “WALL STREET”-it HAUARD (HOWARD) RUBIN DHE ASISTENTJA E TIJ XHENIFER PAUËRS (JENNIFER POWERS) AKUZOHEN PËR TRAFIKIM SEKSUAL.

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • Sep 27
  • 3 min read
ree

Uashington, Amerikë | Apartamenti në katin e fundit i Kullës Metropolitan, elegante dhe postmoderne, në Midtaun Manhatan (Midtown Manhattan) ofron pamje panoramike të qytetit të Jorkutt ë Ri.


Por për më shumë se pesë vjet, një ish-tregtar i Wall Street-it e përdori atë si burg për të paktën gjashtë gra, të cilat, u keqtrajtuan dhe u abuzuan me një mizori të paimagjinueshme.


Një rast i ri i llojit “Esptein” po trondit Jorkun e Ri, pas arrestimit të premten të:

1- Z. Hauard (Howard) Rubin dhe asistentes së tij për akuza për trafikim seksual.


Një tjetër histori e tmerrshme, me shumë paralele shqetësuese me atë të financierit pedofil që kreu vetëvrasje në burg në vitin 2019.


Duke filluar me viktimat.


Në rastin e z. Rubin, ato nuk ishin vetëm të reja, por edhe në vështirësi ekstreme.


Midis viteve 2009 dhe 2019, ai dhe “Ghislaine Maxwell e tij”, e quajtur Xhenifer Pauërs (Jennifer Powers), rekrutuan gra që kishin vuajtur nga abuzimi seksual, ishin në vështirësi financiare ose vuanin nga varësia.


Pasi mbërritën në Jorkun e Ri, ato u inkurajuan të përdornin drogë ose alkool për t'u përgatitur për marrëdhënie seksuale me financierin tani 70-vjeçar, shpesh e aq shumë sa u desh të shtroheshin në spital për një javë.


Në një rast, përveç drogës, një gruaje iu dha një qetësues në mënyrë që - sipas dokumenteve të gjykatës - përbindëshi të mund të përmbushte ëndrrën e tij të përdhunimit.


Fillimisht, tmerret u luajtën në dhomat e hotelit, por më pas z. Rubin vendosi të krijonte një hapësirë ​​në apartamentin e tij, të cilin e mori me qira për 18000 dollarë në muaj.


Burgu i nëndheshëm, burgu i tij sekret, ishte një dhomë e papërshkueshme nga zhurma, e lyer me të kuqe dhe e pajisur me të gjitha mjetet e nevojshme për skllavëri dhe torturë.


Ashtu si znj. Meksuell (Maxwell), edhe znj. Pauërs (Powers), tani 45 vjeçe, merrej me logjistikën e operacionit të trafikimit seksual, duke rekrutuar dhe paguar gratë, duke u siguruar që ato të nënshkruanin marrëveshje konfidencialiteti dhe duke mbajtur shënime mbi takimet dhe nivelin e kënaqësisë së z. Rubin.


Nëse ato e shkelnin marrëveshjen, viktimat do të duhej të paguanin gjysmë milioni dollarë.


Asistentja u arrestua në Teksas dhe do të transferohet në Brukllin (Brooklyn), ndërsa ai mbetet në shtëpinë e tij me qira në Feërfilld (Fairfield), të Kanektikëtit (Connecticut).


Ai akuzohet jo vetëm për trafikim seksual, por edhe për mashtrim bankar dhe është paraqitur tashmë në gjykatë në Jorkun e Ri (New York), ku u deklarua i pafajshëm.


Kur policia mbërriti për ta arrestuar, ata gjetën tetë telefona celularë në shtëpinë e tij, një shenjë, sipas prokurorëve, se ai po përgatitej të ikte në Ishujt Kajman, ku ka një llogari.


Gjatë një karriere tridhjetëvjeçare, financieri punoi në firma të mëdha, duke përfshirë Merrill Lynch, Bear Stearns, Soros Fund Management dhe Solomon Brothers.


Karriera e tij atje u kronikua në librin e Michael Lewis të vitit 1989 “Liar's Poker”, sipas të cilit, financieri iu bashkua firmës në vitin 1982 dhe shpejt u bë i njohur si një nga tregtarët e saj më të zgjuar.


Ashtu si z. Esptein, z. Rubin dhe znj. Pauërs (Powers) ishin paditur tashmë në një padi civile në vitin 2017.


Në vitin 2022, një juri urdhëroi z. Rubin të paguante 3.9 milionë dollarë.


Por ndërkohë, abuzimi kishte vazhduar dhe gratë që kishin forcën dhe guximin ta denonconin atë ishin kërcënuar.


Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurial penal dhe universal të prezumimit të pafajsisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, gjer në çastin kur ndaj tij, nga autoritetet kompetente shqiptare ose të huaja, do të jepet një vendim penal, i formës së prerë.


Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

 
 
 

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating
bottom of page