GISLEIN MAKSUELL (GHISLAINE MAXWELL) BASHKËPUNËTORJA E FINANCUESIT PEDOFIL XHEFRI (JEFFREY) EPSTEIN E DËNUAR ME 20 VJET BURG PËR TRAFIKIM SEKSUAL U TRANSFERUA NË BURGUN E SIGURISË MINIMALE NË TEKSAS.
- Agjencia Telegrafike Vox

- Aug 2
- 1 min read

Uashington, Amerikë | “Gislein Maksuell (Ghislaine Maxwell), bashkëpunëtorja e financuesit të ndjerë pedofil Xhefri (Jeffrey) Epstein, është transferuar nga një qendër paraburgimi në Florida në një burg për të rinj në Brain (Bryan), të Teksasit”, tha për gazetën “Washington Post” avokati i saj Deivid Askër (David Oscar) Markus.
E dënuar me 20 vjet burg për trafikim seksual të të miturve, po vuante dënimin e saj në një burg me siguri të ulët në Tallahassee, ku filloi të bashkëpunonte me Departamentin e Drejtësisë.
Objekti i ri ka siguri minimale dhe njihet si një kamp burgu federal.
Avokati Markus nuk dha një arsye për zhvendosjen.
Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurial penal dhe universal të prezumimit të pafajsisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, gjer në çastin kur ndaj tij, nga autoritetet kompetente shqiptare ose të huaja, do të jepet një vendim penal, i formës së prerë.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit









___.png)


















































Comments