DEPUTETJA SASKIA KLUIT (RAPORTUESE E ASAMBLESË PARLAMENTARE TË KËSHILLIT TË EVROPËS): GAZA DREJT SPASTRIMIT ETNIK DHE GJENOCIDIT.
- Agjencia Telegrafike Vox
- 2 days ago
- 1 min read

Strasbrurg, Francë | “Veprimet e Izraelit në Gaza po shkojnë në drejtim të spastrimit etnik dhe gjenocidit”, tha deputetja Saskia Kluit (Holandë, Soc), raportuese e Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës për raportin, duke theksuar nevojën absolute dhe urgjente për t'i dhënë fund krizës humanitare për gratë, fëmijët dhe pengjet në Gaza.
“Me bllokadën totale të furnizimeve thelbësore humanitare që nga 2 marsi 2025 dhe rifillimin e sulmit në shkallë të gjerë në territor nga autoritetet izraelite, situata është përkeqësuar përtej çdo imagjinate”, tha ajo.
“Fëmijët janë viktimat e para të kësaj dhune sistematike.
Pa ushqim, ujë të pastër, kujdes mjekësor dhe strehim të sigurt, e drejta e tyre për jetë u mohohet.
Është e qartë se qeveria izraelite nuk respekton ligjin ndërkombëtar humanitar, i cili, kërkon që ndihma humanitare të ofrohet pa kushte, pa pengesa dhe në sasi të mjaftueshme për të mbështetur shëndetin e një popullsie.
Popullsia palestineze e Gazës është e kufizuar në një hapësirë gjithnjë e më të ngushtë, pa mundësi arratisjeje dhe pa pushim nga bombardimet dhe sulmet, dhe të ashtuquajturat zona sigurie nuk ofrojnë asnjë.
I bëj thirrje edhe një herë Izraelit që të ndalojë menjëherë vrasjen e popullit të Gazës”, tha ajo, duke argumentuar se bashkësia ndërkombëtare tani duhet të përmbushë detyrën e saj për të thënë të vërtetën dhe të ndjekë detyrimet e saj ligjore sipas Konventave të Gjenevës, përfshirë Konventën e Gjenocidit.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit
Comments