NË KORENË E VERIUT DËSHTOI LËSHIMI NË DET I ANIJES LUFTARAKE | DIKTATORI KIM JONG UN E CILËSOI SI AKT KRIMINAL I SHKAKTUAR NGA NEGLIZHENCA ABSOLUTE; PËRGJEGJËSIT I PRET GROPA E KROKODILËVE.
- Agjencia Telegrafike Vox
- 3 hours ago
- 2 min read

Phenian, Kore e Veriut | Një aksident serioz ndodhi gjatë lëshimit në ujë të një anijeje të re luftarake të Koresë së Veriut.
Mediat shtetërore raportuan këtë, duke cituar diktatorin koreano-verior Kim Jong Un të ketë thënë se ishte një akt kriminal i shkaktuar nga neglizhenca absolute.
“Incidenti ndodhi gjatë ceremonisë së pagëzimit të një shkatërruesi të ri 5000 tonësh”, raportoi Agjencia Qendrore Koreane e Lajmeve.
Vetë diktatori Kim ishte dëshmitar i të gjithë manovrës së dështuar.
Ai foli për një akt kriminal të shkaktuar nga neglizhenca totale që nuk mund të tolerohej sepse dëmtoi rëndë dinjitetin dhe krenarinë e kombit tonë në një çast.
Më pas ai urdhëroi që anija të riparohej përpara një takimi kyç të partisë në muajin qershor dhe urdhëroi që ata që ishin të përfshirë në projektimin e anijes të futeshin në listën e zezë.
Vetëm pak javë më parë, Koreja e Veriut nisi në det një tjetër shkatërrues, Çoe Hion (Choe Hyon), për të cilin, regjimi pretendon se është i aftë të mbajë më shumë se 70 raketa dhe armët më të fuqishme.
Ai u zhvillua, sipas Seulit, me ndihmën e Rusisë, ndoshta në këmbim të mijëra ushtarëve të Koresë së Veriut të dërguar në Kursk për të ndihmuar Moskën kundër Kievit.
Duke përshëndetur lançimin e anijes së re luftarake, diktatori foli për një pikë kthese në modernizimin e forcave detare të vendit.
Zhvillimi ushtarak i Koresë së Veriut është në krye të prioriteteve të diktatorit Kim, pasi ai autorizon periodikisht testet e raketave balistike.
Një garë armatimesh që - sipas analistëve, diktatori i Koresë së Veriut - dëshiron ta shfrytëzojë si një mjet negociues për të negociuar një lehtësim të sanksioneve dhe izolim ndërkombëtar.
Pikërisht ditën e dështimit të lëshimit të shkatërruesit, ushtria e Koresë së Jugut denoncoi lëshimin nga Pheniani të disa raketave të paidentifikuara lundrimi drejt Detit të Kinës Lindore.

Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit
Comentários