PRESIDENTI VOLODIMIR ZELENSKI: MË SHUMË SANKSIONE NDAJ MOSKËS DO TA DETYROJNË TË ARRIJË PAQE.
- Agjencia Telegrafike Vox
- 6 hours ago
- 1 min read

Kiev, Ukrainë | Presidenti ukrainas Volodimir Zelenski po u bën thirrje ShBA-ës dhe Evropës që të rrisin presionin ndaj Rusisë me sanksione të reja për ta detyruar atë të nënshkruajë një armëpushim.
Si kundërreagim ndaj sulmeve masive të Rusisë me raketa balistike Iskander dhe dronë kundër Kievit dhe rajoneve të tjera të Ukrainës.
“Me çdo bombardim, bota bindet se arsyeja e luftës së zgjatur qëndron në Moskë”, shkroi presidenti Zelenski në kanalin e tij në Telegram.
“Ukraina ka propozuar vazhdimisht një armëpushim, si të plotë ashtu edhe nga ajri. E gjithë kjo është injoruar.
Është e qartë se duhet të ushtrojmë shumë më tepër presion mbi Rusinë për të arritur rezultate dhe për të filluar diplomacinë e vërtetë.
Ne presim masa sanksionesh nga Shtetet e Bashkuara, Evropa dhe të gjithë partnerët tanë.
Vetëm sanksione shtesë kundër sektorëve kryesorë të ekonomisë ruse do ta detyrojnë Moskën të bëjë armëpushim.
Faleminderit të gjithëve që na ndihmojnë dhe na mbështesin”, shkroi në reagimin e tij udhëheqësi ukrainas.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit
Comments