top of page
E BARDHË SHIRIT.png

EKUADOR: PRESIDENTI DANIEL NOBOA DO TË MARRË ZYRTARISHT DETYRËN | 93 DELEGACIONE NGA MBARË BOTA TË PRANISHËM NË PËRURIMIN E PRESIDENCËS SË TIJ.

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • 3 hours ago
  • 1 min read

Kuito, Ekuador | Inaugurimi i Presidentit të Ekuadorit, Daniel Noboa.

 

Ceremonia e marrjes së detyrës do të shënohet nga një prani e madhe protokollare dhe diplomatike, me 93 delegacione ndërkombëtare të konfirmuara, të përbëra nga mbi 200 zyrtarë qeveritarë.

 

Eventi, i cili, do të mbahet në Pallatin Legjislativ, shënon fillimin e mandatit të parë të plotë të presidentit Noboa, duke udhëhequr degën ekzekutive nga muaji nëntor i vitit 2023 deri në përfundimin e mandatit të papërfunduar të ish-presidentit Guillermo Lasso.

 

Ministria e Jashtme e vendit të Amerikës së Jugut tha se kjo do të ishte ceremonia me praninë më të madhe ndërkombëtare në historinë e kohëve të fundit të vendit.

 

Presidentja e Perusë, Dina Boluarte, i Kolumbisë, Gustavo Petro, nënkryetarët e El Salvadorit, Feliks (Félix) Ulloa, dhe të Republikës Dominikane, Rakuel (Raquel) Peña, do të jenë të pranishëm, si dhe ministra, zëvendësministra dhe nënsekretarë të më shumë se 50 vendeve, përfshirë Shtetet e Bashkuara, Kanadanë, Kinën, Japoninë, Marokun, Indinë dhe Korenë e Jugut.

 

Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating
bottom of page